“21 Janari”, vëllai i Hekuran Dedës: Berisha duhet të ishte në burg, badigardi i tij më ofroi para

Elton Tafaruci

Vëllai i Hekuran Dedës, që u vra gjatë demonstratës së 21 janarit, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Lartë për varrosjen e dosjes së kësaj ngjarje.

Ai thotë se familjarët do ta çojnë dosjen në Strasburg.

Zabit Deda shprehet se për katër vrasjet e 21 janarit, Sali Berisha duhet të ishte në burg.

Deda ka konfirmuar edhe njëherë, se badigardi i Berishës tre ditë pas vrasjes së vëllait, i ka vajtur me një valixhe me para, për ta bindur që ai të priste Berishën për ngushëllim në shtëpi.

“Berisha më ka sjellë njerëz në shtëpi, më ka sjellë valixhen me lekë.

Më ka çuar badigardin tre ditë pas vdekjes së vëllait.

Nuk e di sa para kishte në valixhe, por ai më kërkoi që të prisnim Berishën në shtëpi për ngushëllim.

Por unë se shes me lekë gjakun e vëllait”, thotë Zabit Deda për GSH.

Share This Article
3 Comments
  • Ju lumt.Saliu duhet te ishte ne burg,por nuk ka kush ta fusi,pasi ne nuk kemi drejtesi dhe Saliu e di kete ndaj hedh valle mbi te vraret.Shpejtoni dergimin e tij ne HAGE,pasi rruge tjeter nuk ka.Ajo e AVNI RUSTEMIT eshte e veshtire,nuk u keshilloi,ndonse ai e meriton

  • Keqeardhje per kete burre dhe vellaun e vrare. Por te behet pak me njerezor te heq dore nga trillimet.
    Thuajse kishte nevoi Berisha ta blen me nje valxhe te tere leke heshtje e ti per vellaun e vrare. Sa eshte fajtor Berisha aqe eshte edhe Rama qe nxiti ate mase per te sulmuar Kryeministrine.Per sulme te tilla vrien edhe ne demokracite e njohura boterore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *