Kundështojnë Policinë, arrestohen babë e bir në Manëz

Elton Tafaruci

Policia e Durrësit ka arrestuar dje babë e bir nga Manza, Flamur dhe pëllumb Hoxha, respektivisht 51 dhe 25 vjeç.

Sipas Policisë, arrestimi i tyre u bë pasi më datë  1 maj 2016 kanë kundërshtuar punonjësit e policisë në momentin që kanë dashur për t’i shoqëruar për verifikim në ambjentet e Komisariatit bashkë me mjetin e tyre tip Volsvagen Polo me targa DR 0680 E pa dokumentacionin përkatës, në pronësi të shtetasit Flamur Hoxha.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik ” parashikuar në nenin 236/1 të Kodit Penal.

Share This Article
1 Comment
  • Po mjaft me keto lajme bajate o Dita. Shkruani per skandalin ne Hollande ku Frroku as nuk rezultonte ne kerkim dhe autoritetet hollandeze kane celur nje hetim per kete rast sepse u duket e pabesueshme qe edhe pse i denuar me burgim te perjetshem ai nuk rezultonte ne kerkim. Shkruani edhe se ai polici qe godi me shuplake tek Liqeni tashme eshte kthyer perseri ne pune per te goditur protestuesit e radhes. Tregoni per standardet e dyfishta te policise bashkiake qe gjobisin gytetaret e thjeshte qe parkojne perpara selise roze por ama nuk e bejne kete gje kur behet fjale per oligarket rilindjote. Tregoni se si ne Shkoder hajdutet qe kishin hyre per te grabitur banesen e nje tregtari i shpetuan rrethimit te policise ne menyre komike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *