De Biasi, mes 6 kandidatëve për stolin e Italisë

redaktor

Mbetet në paqartësi të plotë e ardhmja e pankinës së përfaqësueses së Italisë. Kjo, pasi trajneri aktual i “azzurrëve” do të lërë detyrën në fund të kampionatit italian, për të marrë drejtimin e Chelsea në Premier League.

Epoka post-Conte mbetet ende e mbërthyer nga misteri në Federatën Italiane të Futbollit. E vetmja pikë e zgjidhur në këtë moment është emërimi i Marcello Lippit në postin e supervizorit të kombëtares. De Biasi, është në listën e reduktuar të Tavecchios, si kandidat për zëvendësimin e Contes në krye të Italisë.

Sipas asaj që publikon “Gazzetta dello Sport”, e shumëfishuar më pas në të gjithë portalet e rëndësishme italiane, lista e presidentit Tavecchio tashmë është reduktuar dhe përbëhet nga vetëm gjashtë emra kandidatësh. Një listë që sipas renditjes alfabetike udhëhiqet nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i ndjekur nga Montella, Gasperini, Di Francesco, Ventura, dhe Mazzarri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *