Mbi të 140 deputetët e mandatuar ligjërisht, në zgjedhjet e vitit 2013 është hedhur shumë baltë dhe anatema. Parlamenti është quajtur i përberë nga kriminelë, kusarë, vrasës, të pakorrigjueshëm. I gjithë parlamenti është quajtur i kriminalizuar. Balta fillimisht u hodh me grushte, pastaj me lopatë, për të mbaruar me baltë prej ekskavatorësh.
Mendoj se është tepruar me këtë baltosje. Deputetë që devijojnë moralisht, penalisht, mund të gjenden kudo. Mjafton që institucioni të mbajë qëndrim ndaj tyre dhe t’ia dorëzojë drejtësisë. Etiketimi i parlamentit i kriminalizuar, është jashtë logjikës juridike. Ai që quan parlamentin të kriminalizuar nuk e ka për gjë të quajë të tillë dhe popullin që e ka lindur, popullin shqiptar, nga më të vjetrit e Europës. Përgjegjësi e madhe për formuluesin e kësaj fraze që tronditi politikën.
Mediat na kanë dhënë mundësinë e patjetërsueshme që t’i njohim parlamentarët tanë. I njohim me fytyrë, me nivel arsimor, me aftësi elokuence, me paraqitje qytetare, me gjithçka. I njohim sa i njeh dhe nëna, që u ka bërë kokën. Personalisht nuk njoh asnjë prej deputetëve të kësaj legjislature dhe ndjehem mirë.
Nuk kanë shkëlqyer në punën e tyre as Parlamenti, as Qeveria në fuqi. Të quash gabimet e tyre kriminale, nuk është thjesht nxitim i rastësishëm.
Nuk jam politikan, as specialist i analizës. Si qytetar jam thelluar në situatën e ashtuquajtur kriminale të Parlamentit të shtetit tim. Ky nivel i kuriozitetit tim arriti kulmin kur parlamenti miratoi një ligj që mban emrin “Mbi dekriminalizimin e parlamentit”. Të krijohet përshtypja se 50+1% e parlamentit janë kriminelë. Faktikisht nuk ndodh kështu, deri sa drejtësia nuk ka folur. Në tryezat e diskutimeve politike është pranuar ky etiketim baltosës dhe janë thurur rreth tij mijëra “analiza” të vlerësuara me honorare të majme.
Mbi 90% e deputetëve aktualë rezultojnë të jenë njerëz të zakonshëm, familjarë, biznesmenë, politikanë, prindër dinjitozë. Pyeta veten: Ku janë kriminelët e deklaruar ligjërisht? Si mund të jetë i kriminalizuar një parlament me njerëz paqësorë? Fantazia politike po shpik kriminelë imagjinarë. Një gjë është e sigurt: Në parlamentet e ardhme do të jetë po kjo përbërje. Parlamenti është shkallë zvogëlimi e popullit që voton. Populli ynë ka përballuar një emigracion problematik, që ka prodhuar edhe heronj, edhe zvarranikë.
Të tërë institucionet parlamentarë të botës janë të respektuar, si format më të larta të përfaqësimit të popullit. Kritikët janë matur mirë, sepse nuk mund të përgojosh lehtë institucionin më të lartë të shtetit. Historia njeh një parlament, që është quajtur i “Plakave llafazane”, sepse nuk merrte vendime të shpejta në kohën e Luftës së Pare Botërore. Kjo është nofka më ofenduese e njohur, për një institucion kolektiv ligjvënës. Kjo më tepër se sa kritikë, është nofkë mikluese dhe ka synuar ta kthejë institucionin në gjendje aktive.
Reishtangu dhe Sovjeti Suprem kanë marrë vendime kriminale. Në to ka pasur dhe kriminelë, që i ka dënuar gjyqi i Nurenbergut, ose ligji i dekomustifikimit, por institucionet nuk janë quajtur kriminale. Parlamenti i gjashtë pluralist i Shqipërisë është etiketuar “kriminal”. Si ka mundësi të quhet i tillë ky institucion i zgjedhur dhe i mandatuar në mënyrë legjitime? Nuk e di kush e ka formuluar i pari këtë etiketë, por dihet se e kanë përdorur shumë politikanë, të tëra ngjyrave, shumë funksionarë dhe veçanërisht shumë punonjës mediash.
Është institucioni më i lartë i shtetit dhe nuk mund të imagjinohet të drejtojë vendin duke pasur këtë fytyrë. Puna arriti deri aty sa të flitej, te diskutohej gjerësisht për dekriminalizim të parlamentit dhe të miratohej një ligj, me këtë emër dhe këtë synim. Askush nuk dyshon se nën dollomanë e deputetit fshihen kriminelë me damkë, gjithsesi mbetet supozim, sa pa dhënë verdikt drejtësia.
Është fakt se analistët, politikanët, mediat e huaja, këtë parlament e quajnë bashkëpunues, progresist, tolerant, të hapur dhe shumë të përgjegjshëm për fatet e vendit. A lexojnë këta analistë, këta mediatistë dhe politikanë? Ndoshta i vetmi ligj i paarsyeshëm i këtij parlamenti është ligji i dekriminalizimit. Ky ligj nuk ka ç’bën më shumë se të përsëriti në mënyrë mekanike kodin penal dhe kodet e tjera ligjore që përcaktojnë bashkëjetesën. Diskutimi i tij i gjatë, është thjesht humbje kohe parlamentare.
Nuk ka ligje që të ligjërojnë zgjedhjen e deputetëve kriminelë. Vetë Kodi Penal dhe ligjet e tjera janë me përmbajtje dekriminalizuese. Lind pyetja, kur i kemi ligjet pse duhet një tjetër specifik që dublon ligjet paraardhës? Thjesht për të diskretituar parlamentin e vendit tënd.
Më tej u thellova në përbërjen e parlamentit. Parlamenti, në përbërjen e vet mund të ketë dhe “kaubojs”, sepse kaubojsë ka patur edhe presidentë në Amerikë. Në fakt parlamentari ynë nuk është kaubojs, por biznesmen i suksesshëm, me shkollë të mesme, siç është shumica e votuesve të tij. Në parlament duhet të ketë më shumë biznesmenë dhe sa më pak llafazanë. E vetmja gjë që nuk u tha ishte fjala se duhet të ishte parlament i bukur. Secili deputet përgjigjet vetë për kundërvajtjet dhe penalitetet që kryen. Nuk përgjigjet parlamenti pse ti mban ose përdor kobure.
Nuk pretendon njeri se kjo mazhorancë ka qeverisur pa të meta dhe ka vënë në lëvizje të tëra resurset e mundshme ekonomike. Kam shkruar shumë shkrime për mangësitë e theksuara në rrafshin ekonomik. Përsëri i quaj pak. Me gjithë të metat e vërtetuara, qeverisja e kësaj mazhorance është reformatore dhe më e mira e këtij çerekshekulli. Meritën e kësaj qeverisjeje e ka parlamenti. Në këtë tablo duhet të jesh shumë i guximshëm ta quash të kriminalizuar, sepse nuk gjen cilësor për 5 parlamentet paraardhës.
Parlamentet paraardhëse kane miratuar ligje kriminale, si 7501. Në parlamentet paraardhëse janë anashkaluar vepra kriminale që nuk i njeh bota, siç ishin vrasjet në bulevard dhe kultura e pandëshkueshmërisë që u kultivua në vend. Janë ato 5 parlamente që mundësuan degradimin e drejtësisë dhe të pronës. Nga foltorja e atyre parlamenteve janë ofenduar deputetët si të ishin “zhele”. Megjithëse jo i pakritikueshëm, të tilla mynxyra nuk i ka ligjëruar ky parlament që është etiketuar “i kriminalizuar”. Është përgjegjësi e madhe ta quash kriminel pushtetin ligjvënës të një vendi që aspiron të bëhet pjesë legjitime e Europës.
Mjafton të thuhet se deputetët që kanë gabuar i janë dorëzuar ligjit. Kaq është detyra e çdo parlamenti. Ende ligji nuk i ka cilësuar kriminelë. Edhe në qofshin të tillë, kjo pakicë e papërfillshme nuk do të thotë se krimi është kolektiv. Parlamenti nga niveli kulturor, arsimor, social, është shkallë zvogëlimi e popullit. Ka zëra se ka shumë biznesmenë. Nuk duhen deputetë për karton, ose që vetëm shajnë dhe ulërasin, por ata që japin mendime dhe marrin nisma ligjore. Këtë presupozohet ta bëjnë biznesmenët. Për të tëra këto që shkrova dhe në balancën e analizës, ky parlament është më i miri i Shqipërisë pluraliste. Parlamentit lipset t’i kthehet fytyra reale, nga media dhe politika, sepse është pikë kthese referuese.
Fshati që duket nuk do kallauz. Ky parlament ka bërë ligjin e arsimit, ligjin e ndarjes territoriale, ligje të tjera në zbatim të reformave me rëndësi të spikatur ekonomiko-financiare. I vetmi gabim i këtij parlamenti është miratimi me konsensus i ligjit të dekriminalizimit, ligj pa ngjyrë, pa sens; ligj dublant i kodeve penal dhe civil. Ka ende kohë, në mos për ta abroguar, minimalisht të çlirohet nga frazeologjia që e ka mbërthyer në mënyrën më të paligjshme, që mund të na shajnë bashkëkohësit.
Është përfolur se parlamenti ka dalë me listë. Nuk është hera e parë që deputetët nuk votohen drejtpërdrejt, por gjithsesi të dyja mënyrat janë demokratike. Deputetë me skedë kriminale kanë dalë edhe me zgjedhjen direkt nga elektorati. Në çdo rast ka një listë, që i propozon fillimisht.
Se cili është produktiviteti real i këtij parlamenti, do ta sanksionojnë studimet e thelluara dhe krahasuese të specialistëve, pas mbylljes së legjislaturës. Mendimi im, si vëzhgues i pavarur është se Ilir Meta e ka drejtuar Parlamentin me urtësi por edhe tolerancë të tepruar, jashtë çdo tolerance të rregullores së institucionit. Kush ia dha këtë të drejtë?

Paska njerez qe i shikojne gjerat me syrin e tyre te realitetit. Me vjen mire se nxit shpresen tek te tjeret. E pershendese autorin e shkrimit per logjiken e ftohet dhe aresyen qe perdor ne shkrim, kur shume gazetare bastarde apo media jane kthyer si ato grate kurva qe ulurijne se i zune me pahir.
Kush ia dha kete te drejte Ilir Metes?- pyet ne menyre retorike artikullshkruesi Foto. Dhe ai e di pergjigjen, po nuk ia do qe ta thote. Gjithkush e di dhe ata vete, qe eshte bashkefajesia e qeverisjes se Metes me Berishen ne 2009-2013, periudhe kur u bene shume zullume deri edhe vrasje shteterore, mu per shkak edhe te tij. Ai Blloku..! Berisha me drejtesine e vet e shpetoi. Kujtoni darken e famshme “te gabuar” me te, nje nate para vendimit te Gj.Larte, nga ku Berisha u dergoi sinjalin se me ke ishte ai. Po mos harrojme se edhe presidenti qe kemi sot, dhe kryeprokurori, kryetar i Gj.Larte, Kryetari i KLSh dhe kryetari i SHISH, si atribut i Presidentit, jane zgjedhur edhe me votat e Metes. te qe per saliun ay nuk do te mund te ishte ne qeverisje as edhe nje minute me shume. Te leme pastaj aferat ne fushen e korrupsionit etj. Meta eshte peng i Berishes dhe Rama peng i Metes. Te gjitha keto per pushtet, por te pamoralshem. Kjo ka ndodhur dhe politika shqiptare ndryshe nga ato te vendeve serioze, ka me vete shemtimin. Komedia e Metes me Berishen, ne kundershtim te plote me rregulloren e Parlamentit, ne cdo te enjte, eshte pafytyresi nga ana e tij. Edhe per perjashtimin e Berishes nuk votoi. Dhe ben “babaxhanin”; “Me qetesi dhe dashuri…!). Edhe per reformen ka pergjegjesite e veta dhe veshtire se do te behet. Rama nese do qe te mbetet ne historine e afert politike te Shqiperise duhet qe me kurajo ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme, ashtu sic beri Cipras, Vucic, Gruevski etj. Pushteti nuk eshte gjithcka. Endrren per t’u bere kryeminister, e realizoi. Tani le te behet kryeminister “pe verteti”, po i mbajti. Boll me me 1.000.000 shuplakat. Ato jane edhe te LSI dhe te nja 35 partive te tjera ne koalicionin e vitit 2013. vete PS mori pothuajse aq vota sa dhe ne 2009. Kjo mbase e frikeson qe zvaritet ne kete batak te poliitkes shqiptare. Por per fat te keq Rama nuk eshte trim. Nuk duhet te ngaterrojme arrogancen me trimerine.
Nje koment te cilit nuk do t’i hiqja asnje presje,i nje niveli te larte,realist.
Autori Illo Foto, e thote mire dhe tamam qe parlamentaret I njeh tamam elektorati qe I ka votuar, si te thuash, “me dhembe e dhemballe”. Po ashtu edhe qytetari me I larget I zonavee malore, jo vetem I njeh tamam, por di te beje edhe konkluzione te sakta e me vertetesi te admirueshme. Cilido e di qe parlamentaret jane grupe politike, ndersa grupet parlamentare te seksioneve problemore, pothuajse jane formale. Si parlameni I pare edhe ky I gjashti kane shpehur konflikt ddhe destabilitet qe ka sjell pasojat qe I di cdo shqiptar. Opozite e cdo parlamenti eshte akuzuar se po destabilizon jendjen per te mos marre lavdine e futjes ne Evrope Pozita. Te dyja palet veprojne sikur Shqiperia s’eshte Evrope. I llastohen Evropes sikur populli eshte I paedukuar me demokacine dhe ata, politikanet (dmth pushtetaret) duhet t’i ndihmoje “Bota” te rregullojne kete popull qe s’permbahet pa sundimin arbitrar te Enver Hoxhes.
Une nxjerre konkluzionin, se neve njerezve me logjik te ftohet, si e autorit Illo Foto, na duket vertete, sikur me kete parlament te gjashte, Evropa ka marre persiper te zevendsoje sjelljen konfliktuale te opozites me dialog parlamentar tamam demokratik. Pas votimit perpjekje nga te dy palet per zbatimin e vendimt te marre me votim. Une mendoj qe kushtetuta duhet te ndaloje bojkotimin partiak te Parlamentit dhe duhet te nxjerre nene per rregullimin demokratik te funksionimit te parlamentit. Perfundoj qe votuesi eshte I detyruar te votoj kundeer alternatives se demaskuar prej ushtrimit te pushtetit, pavarsisht se alternative ka perseri pushtetarin e me parshem me grupin e tij te diskriminuar. Parlamenti eshte bere nje rreth vicioz I lojes pozite-opozite, loje e padurueshme per ne.
Qe te akuzosh nje parlamet si pjese e krimit,duhet nje vendim gjyqesore,thote per nga ndersheria autori i ketij artikulli,sa justifikues aqe dhe servil.
Po mori i dashtun Lilo Foto,a i ke pare se sa e kane pasurine keto palo deputtet te ketije palo parlamenti,te vene me fuqine e pushtetit te grabitur e te tjetersuan nga zyrtare te superkorruptuar dhe superkriminalizuar me boten e krimit,brenda dhe jashte Shqiperise deri me sot?
Si mundet te flitet per moral e ligje ndaj ketyre palo parlamentareve qe ju kerkoni ti veshni ujqeve e cakenjeve dhe hienave lekuren e qengjit,qe do te thote nje paturpesi dhe bshkefajesi ne vazhdim?
Mor Foto djali po a nuke jane keto palo deputetet pergjegjes per nje Shqiperi te terrorrizuar,tejgrabitur,dhe pasurin kombetare e private dhe masakruar me fuqine e kartonave?
Po per mijra te vrare e te gjymtyer ne revoltat e skemave piramidale dhe riciklimin e botes se krimit e korrupsionit,droges e prostitucionit ne te gjitha hallkat e shtetit,,me fuqine e kartonit te grabitur e tjetersuar,apo mosndeshkimin e krimineleve te veshur me pushtet,e ne opozite,pa harruar mijra dosje te krimit e korrupsionit qe flejne,apo u mbyllen po me paturpesi me fuqine e kartonit,a nuke eshte pergjegjesi e ketije palo parlament i thencin?
Po per tragjedite ne dete e toke,si Otranto,apo 1997-8,Gerdeci,21 Janari etj,dhe gjakmarrjen apo vetvrasjet nuke eshte pergjegjes ky palo parlament qe vazhdon ti behet avokatia nga nje pokuri dhe gjygjesor isuperkorruptuar e te kriminalizuarit ne vite?
Po per kontrabanden e arme dhe naftes me ish kryekillerin e serbise Milloshevicin,apo vende te tjera ne lufte ,a nuke jane pergjegjes keto palo parlamentare?
Po per faljen e mijra kilometrave siperfaqe detare me rezerva te medha nafte nen te,dhe betonizimin e Tiranes e te gjithe Shqiperise,a nuke jane pergjegjes keto palo deputete?
Po per mijra shqiptare qe vazhdojne te largohen nga Shqiperia per nje jete te sigurte dhe me te mire,a nuke jane keto palo parlamentare pergjegjes?
Po per sontazhet qe tregojne pakenaqesine masive te popullit ndaj politikes ne teresi ,a nuke jane pergjegjes keto palo deputetet qe te dhembin shume ty?
Po per ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit qe ka nje mbeshtetje te madhe ne shumicen dermuese shqiptareve te tej lodhur,grabitur e masakruar ne vite,a nuke ju majaftojne gjithe keto qe kame renditur me siper qe ky parlament me te drejte nga populli quhet parlament i superkorruptuar e lidhur pazgjithshmerisht me boten e krimit?
A doni me per Beulin,i thone kesaj zhgaravines tuaj.Turp