Po kish Burra Shteti që vendin drejtonin!

redaktor

(Vijon nga dje)

Java plot me lajme,
qe në Shqipëri,
mbas Gjykatës Lartë,
qe stadium i ri.

Si për çdo problem,
ca deshën-ca s’deshën,
në shtyp dhe ekrane,
pikëpamjet u ndeshën.

I gjithë fenomeni,
s’duket i mistershëm,
se ata që s’duan,
janë të përhershëm!

Sikur të bëjë Rama,
dhe vezën e artë,
ata do jenë kundra,
ky është një standard!

Shprehja më e gjetur,
bëri goxha bum:
“Stadiumi me kullë,
kulla me stadium?!”

Shumë e çuditshme,
qe kjo kundërshti,
në është Ali Hoxhë,
apo Hoxhë Ali?!

Në periferi,
mbeti ai zë,
se Rama s’i qasi,
hiç në KRT!

Rama po e luan,
krejt i vetëm lojën,
duket s’u ka frikën,
s’u ka as nevojën!

Asnjë oponencë,
këtu s’do t’ia vlejë,
se mendjen e Ramës,
s’ka Zot që ta kthejë!

Unë them-le ta bëjë,
atë ç’ka filluar,
se në plot tri vjet,
asgjë s’ka ndërtuar!

Edhe që t’i vëmë,
kokë muhabetit,
stadiumi nuk bëhet,
me paratë e shtetit!

Nëse do t’i bëhet,
historik Tiranës,
u bë-do të shkruhet,
në kohën e Ramës!

Po kur investohen,
mbi dyzet milion,
këtu të shkon mëndja,
dhe për korrupsion!

Meqë korrupsioni,
këtu është vulosur,
asgjë dhe asgjë,
s’mbetet pa baltosur!

Po unë kësaj radhe,
s’shoh ndonjë mynxyrë,
dhe stadiumi i ri,
është një gjë e mirë.

Një stadium të ri,
mbi themel të vjetër,
duhet që ta ketë,
Tirana patjetër!

Panairi i punës,
qe një tjetër ngjarje,
shqiptarët për punë,
kanë më kot kokëçarje!

Tetëmijë vende pune,
prapë u deklaruan,
po shqiptarët punën,
aspak nuk e duan!

Këto na janë thënë,
që para një viti,
dhe kjo qeveri,
asnjë kurs nuk ngriti!

Kjo është si të tallësh,
për një vit hallatet,
ku do t’i mësojnë,
shqiptarët zanatet?!

Dhe nëse biznesi,
është në hall vërtetë,
kurse sezonale,
pse nuk ngriti vetë?!

Po si mund të bëhem,
unë një tornitor,
kur as dhe një hekur,
s’kam kapur me dorë?!

Enveri që kishte,
shumë më shumë resurse,
kishte ngritur shkolla,
dhe pas shkollës kurse!

Them se qeveria,
është një skandal,
se sistem-arsimi,
s’ka profesional!

Ai u rrafshua,
krejt në Shqipëri,
ndaj Rama vazhdon,
me demagogji!

Me veten e tij,
nuk di si ja del,
kur thotë se ne jemi,
një popull dembel!

Këto janë mufka,
mor të marrtë e mira,
se ky popull bëri,
këtu mrekullira!

Që të rinjtë e sotëm,
as do t’i mendonin,
po kish burra shteti,
që vendin drejtonin!

Share This Article
10 Comments
  • Kishte burra shteti
    Edhe shtet me burra
    Domethene
    Jo hajdute shteti
    Edhe shtet me kurva

  • Respekte arben. Rama akuzon te tjeret dembela kur atij vete kurre si ka thene njeri puna e mbare. Edhe kur shkoi ne france jetonte neper shelter dhe kurre nuk punoi nje ore.
    Stadiumi????
    Si ka mundesi pas gjithe koncesioneve, me nje firme te tij me pak investime te vjedhura nga populli te privatizohet stadiumi kombetar dhe te kthehet ne prone private te olsit, fidel yllit dhe shullazeve????
    Skeme e re e rames heee.
    Kete stadium nukbpo e jep me koncesion por po e tjeterson ne emer te bandes se tij ne hije.
    Diskutimi behet ne ja vlen stadiumi apo jo dhe harrohet qe aibpo e vjedh stadiumimnkombetar. Prone e shretit do kaloje tekbolsi

  • he pra he , ja vajti gjuha ku na dhemb dhembi
    sot e ka marre dhe si dit aksioni , ka shkruar 2 flleterrufe
    per ate precedentin qe ke shkarrashkruar andej , te spjegoj une nja 2 gjera ,se kam hall se pervecse kapter me zgjuhesh dhe juridiks .
    e di ti kush ka qene babai i Gardes ??
    Sillua ,sillua qe ju marrte me vete te gjithve .
    si tha shoku envorr ” po nuk doli nafte ketu ,do dali grupi armiqesor
    Sillua si rrufjan tha : opo ca ti bej naftes qe eshte poshte tokes ,pa grupin armiqesor e kam mbi toke e rregulloj vete
    prandaj Garda te vret , te vret se proteston ashper
    prandaj udheheqesi tha ” politika nuk ka moral ” keshtuqe mos i mbani kembet nga bulevardi kot , se neser i fut nje tango me Berishen ,dhe ike per lesh dhe ti me gjithe kokepalaret e rrrrrrrrrrilindur .
    precedent keni krijuar me “burra shteti ” ,me bllokun dorezo bllokun ,prandaj jeni te gjithe Shullaze
    precedent dhe derivant qelbesirash jeni !

    sa per stadiumin ,s’ka asgje te keqe vertet
    degjesa publike quhet kur Rama therret Ramen qe ta degjoje , gjynah per Bushatin ,per respekt te birose duhet ta linte ,atij Lubonjes me mire ti firmose nje varje ne litar , se kot e la Kristaqi
    Raqipi dhe Bojaxhiu te shpallen reaksionare ,si me magji tu nxjerrim ca letra te palara ,skagje se i kane ber me ne letrat , poliagjent dhe ata

    Panairi i kotesise the .ashtu i punes ??
    ahahhahahahahahahahahaaa , me derguan nje email te qivirise .nje mik me nja ca 30 puntore , u hoq zvarre nja 2 vjet pasi rrrrrrrrrrrrilindi , dhe e mbylli aktivitetin
    i vjen emaili nga qiviriu , me ka shkruar Bilbil Klosi tha
    eja ne vete i thashe , se e hoqen nga deshmoret po nuk eshte ringjallur ….epo ky muti tjeter me tha
    me thone te shkruaj ca vende pune qe kam nevoje per puntore te specializuar
    po shkruaj i thashe ,qysh kur rrrrrilinda vdiq aktiviteti
    i shkruajti perseri qiviria ” ju ftojme per bashkpunim ”
    mu kujtua hetuesi tha , dhe ai me thoshte “bashkpunim ”
    u gajasa ,dale dale te shkruaj dhe kete
    gjeta nje fakir me koken ulur ,fliste me vete
    ca ke i thashe ? me ka dale tapia e tokes tha …
    epo shume mire berishist i qelbur , ja rrrrrrrrilindi tapia
    lere lere tha , nuk na i japin
    ca thua mor torollak ? po po , duhet te presim te veje i gjati ti shperndaj ne mbledhjen gjuhe me gjuhe me popullin ….uh , ngela ne mes te rruges nga gazi
    po te dhjefsha surratin tha , une humbas gjyqin nqs nuk paraqitem me tapi ,ti zgerdhihesh
    merrja kenges i thashe
    “lart me lart o shoke ,flamujt e kongresit ,fitorje suksese perpara na presin ” popull qafir e dembel 😛
    te na rrenoni shoku EDver , te rroni ju ,se jeni ju pa jam une !!!! [precedent ]

  • Te rinjt e sotem, as do ta mendonin, si ishte ai shtet se nuk njohin Tallonin..Burrat e atij shteti per plot 50 vjet, ja bene barkun grope te ziut milet..A te kujtohet Duke rradhet ne dyqan, 1 kile mish ne muaj vetem per nishan..Per nje oke qumesht rradhe ne oren dy, per nje cope kadife, per nje pardesy..Per nje televizor 45 mij lek, punetori rrinte gjith jeten pa brek..Per kabine plazhi duhej Autorizim, Komiteti partise jepte vendim…Kete shtet bene burrat e tu te shtetit, thika ne palce i vajti miletit..Ato burra shteti te Dukes atehere, sot nuk do ti merrnin as per kamarjere!

    • Sa mire bere,o raspont popullor qe me kujtove ate kohe menxyre!
      Atehere rinia e shkonte tere jeten,qe nga CERDHJA,ne 1 vjec,pastaj ne kopshte 3 vjec,ne SHKOLLE,qe 7 vjec e deri sa mbaronte me detyrim s gjimnazin!
      Ne vere kerciste AKSIONI ne hekurudha,taraca,pemtore,korrje gruri,misri,orizi etj,etj!
      Pa le kur vaditnim ullinjte me kova,se ishin me miliona te URUARIT e nuk mbaronin kurre!
      Vinte shkurti,na conin per te pyllezuar kodrat e malet,por nuk kishte te mbaruar kjo pune kurre!
      Atehere rinia ishte vetem ne PUNE DHE SHKOLLE!

      Ne vere filloni spartakiadat sportive te shkollave,nderrmarrjeve,ushtrise etj!
      Por kulmi ishte se na detyronin qe ne oren 7.00 te benim gjimnastiken e mengjesit,te gjithe bashke!
      E c’te te them me u7ne i persekutuari!
      Por tani kemi shpetuar!
      Pune nuk ka,shkollen e merr babai me leke,pyjet dhe ullishtet i preme,mielli,frutat dhe zarzavatet vine nga jashte,uzinat dhe fabrikat i cuam per skrap,armatimin e ushtrise e shiti Berisha per qejfin e vet,SHKOLLAT JANE BOSHATIZUR,por BURGJET JANE PLOT si brenda dhe me shume jashte Shqiperise!
      Tani leku nuk nxirret me pune si atehere,por me rruge te rehatit,si prostitucion,droge,,korrupsion,vrasje me pagese,futje ne pune me zarfe ose me metoden “PANGO &CO”!
      Ja shikoni klubet,diskot,pub-et etj,plot me rini!
      I hipen avionit dhe shkon ku te duash!
      Sidomos femrat e kane vendin e punes me vehte dhe nuk vuajne me per buken e gojes!
      Edhe kengetaret sot nuk lodhen duke u pergastitur per te kenduar,se njerezit nuk degjojne kengen,por shijojne SHALET!
      Ja kesaj i them jete une!
      Dhe na dalin ca te rrjedhur dhe kujtojne Enver Hoxhen!

  • Jo se,me foshte gjithnje gjyshja mue : “O Leme!,(Me falni),o, klausi,o Kalausi…” Eeeeee…,i foshja une,me foshte ajo: ” A c’na ha mun!…”

  • Nje gje me pelqen vazhdimisht tek ky berjtexhiu Duka, kembengulja ne idiotllek dmth ne enverizem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *