Edhe pse po vuan urinë dhe është në prag të kolapsit, në dëshpërimin e saj, Koreja e Veriut kërcënon se do të pushtojë fqinjët e Koresë së Jugut.
Nga disa raportime nga brenda vendit mësohet se Kim Jong-un ka ndërtuar një replikë të pallatit presidencial të Koresë së Jugut, në mënyrë që të trajnojë trupat e tij për një pushtim të mundshëm teksa tensionet po përshkallëzohen.
Dhe me Amerikën të vendosur ta mbrojë Jugun në rast sulmi, Perëndimi rrezikon një luftë që do të kushtojë 1 miliard dollarë për ta luftuar dhe që mund të shkaktojë deri në 1 trilionë dollarë dëme.
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Victor Cha ka përshkruar se si mund të kryhej pushtimi nga ana e Koresë së veriut në librin e tij, The Impossible State.
Forcat speciale do të pushtonin fillimisht një seri pistash ajrore dhe një pjesë të vijës bregdetare, duke sabotuar stacionet e energjisë elektrike, rrjetet e komunikimit dhe urat në mënyrë që të “paralizojnë popullatën”.
Më pas “forca më e gjerë e artilerisë në botë” do ta mëshojë kryeqytetin e Koresë së Jugut me 500,000 bombardime në orë, duke i lënë qytetarëve të saj vetëm 45 sekonda kohë për t’u strehuar.
Një arsenal me 600 raketa kimike do të godasë aeroportet, duke e bërë largimin të pamundur, ndërkohë që 100 të tjera të drejtuara për nga Japonia do të ngadalësojnë ardhjen e përforcimeve amerikane.
Çdo forcë që do të përpiqej të kalonte në Ngushticën e Tsushimas për në Jug do të përballet me ujërat e mbushura me nëndetëset e Kimit, të cilat kanë marrë të gjitha urdhër të godasin anijet amerikane të furnizimit.
Ndërkohë 700,000 trupa të Koresë së Veriut dhe 2,000 tanke do të zhvendosen drejt kufirit, përmes tuneleve të nëndheshme, të cilat janë në gjendje të transferojnë deri në 30,000 ushtarë në orë.
Ndërkohë që miliona njerëz do të përpiqen t’ia mbathin, rrjeti rrugor do të bllokohet, duke i lënë forcat mbrojtëse të pashpresa teksa armiku përparon përgjatë 50 miljeve që e ndajnë kufirin nga kryeqyteti.
Dhe fushëbeteja do të ndotet me mbi 5,000 ton agjentë kimikë, që përfshijnë gaz nervor, gaz mustardë, agjentë që shkaktojnë të vjella dhe helmim, dhe ndoshta edhe raketa që përhapin sëmundje.
“Teksa lufta vijon,” shkruan Z. Cha, “kjo do të ishte beteja më e pamëshirshme që mund të imagjinohet”.
Aleatëve koreanojugorë dhe amerikanë do t’iu duhen disa ditë për ta neutralizuar artilerinë e armikut, shkruhet në librin e tij, duke shkaktuar qindra mijëra të vdekur.
