Shqiptarët e ndershëm në Kosovë e dinë

anazapta

Përshëndetje DITA. Ju ndjek nga Prishtina. Marr shumë herë pjesë në debatet e lexuesve në faqen tuaj online. Shpesh vështroj “grindje” mes shqiptarëve andej dhe këndej kufirit dhe shumë lexues i shoh të mërzitur me ne në Kosovë, kur shkruajmë diçka pro PD-së.

 

Natyrisht që shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovë janë të prirur t’i besojnë më shumë rrymave të tilla politike për disa arsye. Kemi më tepër qëndrim kritik ndaj PS-së sidomos kur të marrim parasysh takimet e kasapit të shqiptarëve, Millosheviqit, me Fatos Nanon.

 

Por kurrë shqiptarët e ndershëm në Kosovë nuk e mendojnë se ka ndonjë ndryshim mes shqiptarëve jug-veri. Edhe në Jug të Shqipërisë shumë shqiptarë të ndershëm dhe kombëtarisht të devotshëm. Prandaj, mos kritikojmë “kosovarët” po të thërrasim të gjithë së bashku: Rroftë Shqipëria etnike!

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *