Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur sulmit të kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Ahmetaj deklaron se sulmet vijnë pas rrëzimit të paketës së opozitës për ekonominë.
“I shkreti Administrator! I paska djegur shumë paketa e bujqësisë. I dhemb puna e qeverisë dhe arritjet e vendit. I dhemb rrëzimi i paketës së tij qesharake për ekonominë, se është mësuar ta shohë vendin në zi dhe varfërim. Nuk e kupton që sorrollatet më kot në përpjekje për të mbajtur vendin e punës, e për këtë ka filluar të sajojë lidhje pa lidhje, ngatërron Arben Ahmetajn me Eduard Halimin”.

si mos ti djegi nje njeriu qe mendon vec per vete, qe te vjedhi dhe te shkatroj shqiperine.