Kerry në përpjekje për respektimin e armëpushimit në Siri

Elton Tafaruci

Sulme ajrore me intensitet të lartë kanë shënjestruar një ditë më parë dhe vijojnë sërish edhe sot në qytetin sirian të Alepos, duke e ndërlikuar në këtë mënyrë misionin e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerru në përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe vendosjes së armëpushimit.

John Kerry mbërriti mbëmjen e djeshme në Gjenevë ku pritet të takohet sot me ministrin saudit të Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir. Ai do të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, për rivendosjen e armëpushimit, hyrë në fuqi më 27 shkurt, por i kompromentuar rëndë ditët e fundit.

Megjithatë, mungesa e Rusisë rrezikon të vështirësojë arritjen e një rezultati pozitiv.

Moska dhe Uashingtoni janë iniciatorët e procesit të paqes në Siri, ndërsa Mistura u shpreh se nëse dy shtetet nuk bien dakort është mjaft e vështirë për të shënuar progrese të dukshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *