Ka nisur të gjenerojë gjithmonë e më shumë polemika himni zyrtar i tifozëve të vendit organizator Euro 2016 këtë verë.
Të jesh Francez, por të këndosh anglisht është diçka e pakonceptueshme edhe për një vend tolerant si ai transalpin dhe i pari që reagoi zyrtarisht ishte Sekretari i Shtetit për Frankofoninë.
Ministri francez, Andre Valini tha se për shumë njerëz është e pakuptueshme zgjedhja e Federatës për himnin që presupozohet të jetë qendra e festës së organizatorëve. Sipas zyrtarit të lartë, kënga e grupit “Skip the Use” është shqetësuese.
“Euro 2016 do të jetë një festival i madh sportiv që organizohet në Francë dhe për këtë arsye projekton imazhin tonë jashtë vendit, dhe gjithashtu gjuhën. Është e pakuptueshme që himni i Francës të jetë anglisht”, tha sekretari i Shtetit për Frankofoninë, Andre Valini.
Turnetë e futbollit kanë qenë një çështje e nxehtë për francezët që nuk kanë pëlqyer sjelljet provokuese të disa lojtarëve, apo refuzimin për të kënduar himnin para ndeshjeve.
