Elton Çiço lëvizte me makinë të blinduar

redaktor

Elton Çiço, viktima i atentatit të mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet qarkullonte me makinë të blinduar. Kjo u pohua nga zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muça në emisionin “Opinion”.

Muça nuk tha më tej se makina e blinduar është sekuestruar nga policia dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ajo nuk ishte në pronësi të viktimës, por në pronësi të një personi tjetër.

Muça nuk e dha emrin e tij, megjithatë theksoi se makina e blinduar ishte konform një leje të rregullt.

Për të qarkulluar me një makinë të blinduar duhet leje e posaçme dhe arsyetim që po të rrezikohet jeta. Hollësitë se e kujt ishte makina e blinduar dhe prej sa kohësh Elton Çiço qarkullonte me të janë pjesë e dosjes hetimore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *