Sfida me Tërbunin, si një “frymarrje” për Flamurtarin

redaktor

Me humbjen në shtëpi ndaj Kukësit, në një ndeshje të dominuar me lojë, Flamurtari preku pikën më të ulët dhe kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundim të kampionatit skuadra vlonjate rrezikon seriozisht mbijetesën.

Rënia një kategori më poshtë do të ishte me të vërtetë një dështim i madh për një klub që në këto vitet e fundit ka shpenzuar shifra të frikshme,  për të afruar në skuadër lojtarë që për asnjë moment nuk kanë përmbushur pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve vlonjatë.

Në përfundim të sfidës ndaj Kukësit, kapiteni i kuqezinjëve Bruno Telushi akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë futbollistët e huaj pasi sipas tij këta të fundit nuk e ndiejnë aspak peshën e fanellës që mbajnë veshur.

Situata në shtëpinë e Flamurtarit, nuk është e mirë dhe kjo dallohet qartë nga pozicioni që ka skuadra në tabelën e klasfikimit pasi ndodhet me pikë të barabarta me Bylisin e vendit të 9-të.

Por në këtë moment të vështirë pak frymarrje, Flamurtarit ia jep kalendari sepse ruandi i 33-të i paraqet skuadrës vlonjate një ndeshje shumë të lehtë në letër se rivalët e Bylisit.

Nëse ballshiotët presin në shtëpi Teutën, Flamurtari do të udhëtojë në Pukë për të sfiduar Tërbunin e vendin të fundit që vetëm matematika e mban në lojë, pasi nuk ka asnjë shans për të siguruar mbijetesën.

Trajneri Zekerija Ramadani përvec portierit Halilaj që është i skualifikuar me kartona do të ketë në dipozicion të gjithë grupin e futbollistëve për këtë sfidë.

Tërbuni në fakt në këtë kampionat, ka humbur vetëm një herë ndaj Flamurtarit teksa numëron edhe 1 fitore e një barazim, dhe statistikat tregojnë që ndeshje e Ismail Xhemalit nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë sac duket në letër për vlonjatët.

Megjithatë nëse Flamurtari dëshiron të sigurojë me të vërtetë mbijetesën në elitën e futobllit shqiptar nuk ka rrugë tjetër vec fitores ndaj pukjanëve, sepse në 3 javët e fundit kalendari do të jetë i gjithi në malore për skuadrën e Ramadanit.

Kuqezinjtë pas duelit të kësaj mesjave ndaj Tërbunit do të presin në Vlorë Tiranën, ndërsa më pas do të sfidojnë në transfertë Bylisin në një ndeshje direkte, për të mbyllyr gjithcka ndaj kampionëve të Skënderbeut në shtëpi.

Me pak fjalë sfida ndaj Tërbunit vjen në momentin më të mirë për Flamurtarin, takim që për vlonjatët konsiderohet si një match point mbijetese dhe që kurrsesi nuk duhet cuar dëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *