Për dëshmorin e rivrarë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Duke lexuar artikujt nga Shaqir Vukaj në gazetën Dita, mbi numrin e dëshmorëve në vendin tonë, të lënë përshtypje disa veprime e mosveprime gjatë qeverisjeve të vendit. Marr shkas nga një artikull që kam shkruar në gazetën “Kushtrim brezash” për përvjetorin e një dëshmori të shpallur nga komiteti ekzekutiv i Mirditës, i vrarë nga kriminelët në vitet 50, e duke i dhunuar në shtëpi të jatin e sëmurë. Menjëherë pati reagime se këtij personi nuk i gjindet emri si dëshmor në arkivin e rrethit, kur atij i ishte përkujtuar dita e dëshmorëve për mbi 30 vjet. Bile edhe shkollës 8 vjeçare Rubik i ishte dhënë emri i tij Pal Preng Ndoj; deri në fillimet e proceseve demokratike ku ju shkatërrua dhe busti në oborrin e shkollës duke e rivrarë mbas 40 vitesh. I them këto meqë shkruesi i këtyre artikujve që është në komisionin përkatës dhe e njoh si person kompetent, duke ju lutur që të hulumtoje për këtë person. Megjithatë dyshoj që ata që e vranë u erdhi rradha që të zhdukin edhe dokumentat e tij siç vepruan me lapidarin. Për të vrarët e 21 Janarit 2011 me çdo kusht duhet vepruar si për ata 4 të Shkodrës. Pjetër Bubaj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *