Meta takon ambasadorët Lu dhe Vlahutin

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar të marten me Ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu.

Takimi që po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, ka në fokus procesin e reformës në drejtësi, i mbetur pezull.

E konsideruar nga ndërkombëtarët si një gur themeli për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, reforma në drejtësi ende nuk po përmbyllet nga palët politike në Shqipëri.

Për herë të fundit komisioni i posaçëm u mblodh më 25 prill, pa praninë e anëtarëve të opozitës, të cilët nuk morën pjesë në kuadër të vendimit politik për të bojkotuar me dhjetë ditë punimet e Kuvendit.

Megjithatë, pas mbledhjes, e zhvilluar në prani të ekspertëve ndërkombëtarë, kryetari Fatmir Xhafaj deklaroi se  projekti i kushtetues është gati për t’u votuar shumë shpejt në parlament, nëse ka dhe vullnetin e opozitës

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *