Godet me thikë shokun në lokalin përballë shkollës

Elton Tafaruci

Dy nxënës shkolle janë konfliktuar me njëri tjetrin në një lokal pranë gjimnazit ku mësonin. Ngjarja është shënuar paraditen e sotme në një lokal përballë gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç.

A.N. 17 vjeç , banues në Laç ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin R.H. 17 vjeç, shokun e shkollës. Policia shoqëroi autorin dhe vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave. Sipas policisë mes dy adoleshentë sherri ka qenë për motive të dobëta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *