Britanikja mbron shqiptarët me një recetë për fërgesën

Elton Tafaruci

Muajin e shkuar, Sekretari britanik i Drejtësisë, Michael Gove propozoi se nëse Britania del nga Bashkimi Europian, marrëdhëniet e tyre me BE-në do të imitojnë ato të Shqipërisë me BE-në sa u përket marrëdhënieve tregtare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duket i kënaqur, por edhe i habitur.

“Reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme,” shkroi Rama për “The Times”.

Tani, Miriam Gonzalez Durantez, avokate e njohur dhe gruaja e ish-zëvendëskryeministrit britanik, Nick Clegg, ka dalë në mbrojtje të shqiptarëve.

“Imagjinoj se si mijëra britanikë kanë vërshuar të kontrollojnë në Wikipedia se ku është Shqipëria,” shkroi ajo në blogun e saj, “Mama e fëmijë”.

“Sigurisht as ai që ka shkruar fjalimin e ministrit, as ndihmësit e tij, nuk janë shqetësuar për të kontrolluar në Wikipedia, pasi do e kishin kuptuar menjëherë sa absurd është komenti i tyre. Shqipëria është një vend që po përpiqet të bëhet anëtare e BE-së dhe për këtë arsye po punon për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për tranzicionin drejt një ekonomie të plotë të tregut”.

Mes atyre që po e ndihmojnë Shqipërinë në tranzicion është edhe Tony Blair, që këshillon Edi Ramën; Alastair Campbell, që ka bërë një ‘rebrand’ për vendin në vitin 2014, dhe Cherie Blair, që punon si avokate e qeverisë shqiptare.

Gonzalez Durantez po vazhdon punën e mirë për trashëgiminë kulinare.

“Shqipëria është një vend i bukur,” thotë ajo.

“Nuk kam qenë kurrë vetë, por kam miq dhe familjarë që kanë qenë dhe thonë se ushqimi është fantastik”.

Për ta bërë më të qartë, ajo poston recetën e fërgesës, një gatim tradicional shqiptar, me djathë, domate dhe speca.

“Të gjithë, me përjashtim të fëmijëve të mi, e pëlqejnë,” shkruan ajo.

Me siguri nuk ka në familje një mashtrues që përkrah largimin e Britanisë nga BE?/Evening Standard

Share This Article
5 Comments
  • bravo zonje, vec, eshte spanjolle nese nuk gaboj prandaj eshte me rendesi te degjohen edhe zera puro britanik. Sidoqofte, respekte zonje.

    • Bravo i thua ti asaj qe flet pasi e ka mesuar se cila eshte Shqiperia vetem nepermjet Wikipedias.

  • Spanjollet jane njerez te mire

    Sidoqofte do doja qe Putin tu leshonte ndonje cope mut ne koke kur i kalon avionet e tij andej nga Britania

  • Zonje e divorcuar kur nuk t’a pelqejne femijet ” fergesen orientale turke ” pra te Shqiperise se Mesme, tregon se ata kane nje nivel tjeter te ushqyerit dhe nuk jane pabuksa. Shqiperine ti zonje e njihke pa e pare me sy, vetem me ndegjim dhe nepermjet fergeses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *