Brazili ndalon me ligj përdorimin e WhatsApp

Elton Tafaruci

Brazili ka ndaluar zyrtarisht përdorimin e aplikacionit WhatsApp, si përpjekje për të shtënë në dorë të dhënat e përdoruesve.

Prej kohësh tashmë, kompania dhe shteti janë përfshirë në një luftë, për të vendosur nëse autoritetet duhet të jenë në gjendje të lexojnë mesazhet e përdoruesve të këtij shërbimi, ose jo.

Sipas autoriteteve është e rëndësishme që shteti të ketë akses në këto të dhëna për shkak të sigurisë, por WhatsApp thotë se është pamundur që të tregojnë të dhënat, pasi janë tërësisht të enkriptuara dhe për këtë arsye mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi.

Kjo përplasje ka bërë që rreth 100 milionë njerëz që përdorin WhatsApp në Brazil, ta kenë të pamundur të dërgojnë apo të marrin mesazhe.

Pezullimi për përdorimin e rrjetit social erdhi pas vendimit të një gjykate në shtetin e Sergipes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *