Disa vargje për një lavire plakë

anazapta

Nën hijen e nderit maskuar,

Nuk lë pa ndërruar dyshekë,
Surrat tualet tejrënduar,
Me veshje mondane, pa brekë.

Përditë me epshin e saj,
Tundon e josh tamaqarët.
Kot s’thonë që muaji Maj,
Është muaj i afsht’ për gomarët.

Vjen ora dhe fatin kërkon,
Martohet në mesin e udhës.
I urti uron dhe mallkon:
”Eh paç sot fatin e kurvës!”

E lindur si bija binjake,
Fytyrën pa ngjyr’ e me pika,
Me bishtin e fryrë dhelpërake,
Lavire plakë, politika.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *