Biznesmeni vlonjat akuzon Bojaxhiun për 30 mijë metra katrorë pronë

Elton Tafaruci

Sulo Shehu është një ndër biznesmenët e mëdhenj jo vetëm në Vlorë, por dhe në vend. Ai është ndër të parët që investoi në tregtinë e çimentos e më pas në atë të hidrokarbureve, menjëherë pas viteve ’90.

Me gjithë peripecitë që i kanë ndodhur gjatë viteve si sipërmarrës i fuqishëm, dy ditë më parë ai është tronditur kur ka dëgjuar emrin e Gjergj Bojaxhiut, ish¬zv/ministri i Ekonomisë.

“Jam i shokuar. Ai ka gisht në tokën që më mori ‘Petrolifera’ në mënyrë të padrejtë. Edhe sot jam ende në gjyq me këtë firmë, ndonëse unë kam të gjitha dokumentet e vendimet që prona është e imja”, thotë biznesmeni.

Sulo Shehu tregon lidhjen mes pronës së tij prej 30 mijë metra katrorë dhe Gjergj Bojaxhiut, të cilin e implikon në këtë çështje dhe dëmet që iu shkaktuan.

“Në të vërtetë, ashtu si dhe unë e kam me vendim gjykate, prona ku sot po funksionon “Petrolifera” është e imja. Janë mbi 30 mijë metra katrorë që ua kam blerë pronarëve që në vitin ’98, pasi ata e përfituan me vendim të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave.

E kam pastruar vetë gjithë atë sipërfaqe, me djersë e punë se ishte tërësisht e bllokuar me inerte e gëlqere, por sot, falë Gjergj Bojaxhiut, nuk e shfrytëzoj”, thotë ai në intervistën për “Panorama”.

Sipas tij, prona ka qenë e tij dhe ka investuar shumë aty, duke ngritur depozitat e karburanteve dhe duke nisur biznesin në fushën e hidrokarbureve.

“Në vitin 2002, qeveria e asaj kohe ia ka dhënë sipërfaqen kompanisë së huaj, në kuadër të nismës “Shqipëria, 1 euro|, pa verifikuar nëse ishte e zënë ajo tokë.

Në vitin 2007 nisën problemet, kur u hodh në gjyq vendimi i KKKP¬së dhe pronarëve të mëparshëm që unë ua kisha blerë pronën, ua hoqën të drejtën e pronësisë.

Atëherë më lajmëruan dhe mua, por e ankimova dhe e kam të fituar pronën sërish, pas një lufte prej disa vitesh. Sot, çështja është ende në gjyq me “Petroliferën”, shprehet biznesmeni.

Share This Article
4 Comments
  • KU KA PATUR PRONARE TE PETROLIFERA NE BUZE TE DETIT O EVGJIT APO I MORE ME DALLAVERE DHE KERKON AKOMA…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Ky eshte nje hajdut qe parata i vuri Duke vjedhur cime ton Kurt fabrika e cimento ishte e shteyit.

  • Biznesmeni me 3 klas fillore qe zdi te flasi thot akoma ‘una’ kjo eshte shqiperia beri te pasur llumin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *