Arrestohet i riu, torturoi dhe vrau ish – policin Italian

Elton Tafaruci

Një 26 – vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane për vrasje, është arrestuar në Fier. Ai është Florind Marini, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në 2013 – ën në bashkëpunim me dy persona të tjerë vodhi, torturoi dhe vrau një ish – polic italian.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Castagnola të Minucciano, më 15 Janar të 2013 – ës, ku Marini, së bashku me kushëririn e tij Lorenc Marinin dhe Besnik Metushin vranë në banesë 82 – vjeçarin Ugo Canozzi.

Ky i fundit u gjet i pajetë, i lidhur këmbë e duar në shtrat, sy dhe gojë të mbyllur. 26 – vjeçari Florind Marini, ishte larguar pak kohë pas vrasjes nga vendi fqinj edhe ishte rikthyer vendlindje, në fshatin Libofshë të Fierit. Arrestimi i tij nga policia shqiptare u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mbi Marinin rëndojnë akuzat e vrasje me dashje në bashkëpunim, heqje e paligjshme e lirisë, vjedhje me dhunë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *