Raporti i Freedom House: Korrupsion i lartë, përmirësohet procesi zgjedhor

Elton Tafaruci

Shqipëria rezultoi me një pikësim prej 4.14 për progresin demokratik në vitin 2016, duke mos shënuar ndryshim në raport me vitin e mëparshëm dhe duke qenë më ulët se në periudhën 2007-2011, kur ky tregues ishte poshtë nivelit 4. Treguesi është publikuar nga Freedom House dhe renditja bazohet në një shkallë nga 1 në 7, ku 1 përfaqëson nivelin më të lartë të progresit demokratik dhe 7 më të ulëtin. Për Shqipërinë raporti është përgatitur nga Besfort Lamallari.

Në krahasim me vendet e tjera, Shqipëria pozicionohet më mirë se Kosova (5.07),  Maqedonia (4.29) dhe Bosnja (4.5) dhe më dobët se Mali i Zi (3.93), Serbia (3.75), Bullgaria (3.25) dhe Rumania (3.46).

Progresi demokratik matet përmes ecurisë së nën-treguesve të qeverisjes kombëtare e lokale demokratike, procesit elektoral, shoqërisë civile, pavarësisë së medias, kuadrit ligjor e zbatimit të pavarur të tij dhe korrupsionit.

Vlerësimi i Procesit zgjedhor është përmirësuar nga 4.00 në 3.75 për shkak të uljes së toneve të fushatës, një dite të qetë e zgjedhjeve, si dhe të zgjidhjes së shpejtë të ankesave për parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale të qershorit, thuhet në raport.

Vlerësimi për pavarësinë e medias ka rënë nga 4.00 në 4.25 për shkak të kufizimeve editoriale dhe shkarkimin e gazetarëve hetues. Interesat private dhe politike vazhdojnë të dominojnë mediat, vlerëson raporti.

Treguesit e tjerë nuk kanë pësuar ndryshime në raport me vitin e mëparshëm (shih tabelën ).

 

democracy

 

Korrupsioni vijon të mbetet i lartë  në nivelin e 5.25 (për periudhën 2013-2016) dhe më i madh se periudha 2007-2012, kur kishte pikësimin 5.

Ky tregues është gjithashtu më i lartë se mesatarja e rajonit, prej 4.89 . Në rajon, korrupsioni më i ulët është në Serbi (4.25), ndërsa më i larti në Kosovë (6). Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Kosovës për nivelin e korrupsionit.

Raporti thekson se gjatë vitit 2015, “Shqipëria ka kaluar nëpër një sërë reformash dhe operacione të zbatimit të ligjit që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe sjelljen e vendit më pranë Bashkimit Evropian (BE).

Ndërsa reforma e vazhdueshme e drejtësisë dhe zbatimi rregullator konsiderohen me rëndësi kritike, disa politika fiskale dhe veprimet e lidhura me to kanë ngritur shqetësime në lidhje me ashpërsinë e tyre, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë.

Vendi aspiron për të filluar bisedimet e pranimit me BE-në shumë shpejt, por procesi i integrimit do të ecë përpara, vetëm nëse Shqipëria bën përparim të prekshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”./MONITOR

albania

tabela-e-madhe

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *