Projekti i stadiumit, Paloka letër Ramës dhe Dukës: Na tregoni kontratën

Elton Tafaruci
Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur per gazetaret pas nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per aktet nen ligjore per ligjin e Dekriminalizimit. /r/n/r/nLawmaker, Edi Paloka, speaks to journalists, during a parliamentary session.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama si dhe Presidentit të FSHF Armando Duka, ku kërkohet transparencë në lidhje me projektin e stadiumit Qemal Stafa.

Në letrën e tij, Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë;

1-Projektin e miratuar nga KKT

2-Kontratën e partneritetit publik-privat

3-Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qendrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit

4-Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese

5-Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *