Reforma në Drejtësi, Manjani: Të krijojmë Dhomat e Arbitrazhit, kursen kohë dhe para

Elton Tafaruci

Ministri i Drejtësisë Manjani ka deklaruar se reforma në drejtësi ka lidhje me biznesin, duke qenë se një pjesë e procedurave do t’u lehtësojë punën atyre.

Në tryezën e rrumbullakët për reformën në drejtësi organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), Manjani tha se biznesi duhet ta shkruajë vetë ligjin që të ndihet komod, konsideruar kjo si strategjia e letrës së bardhë. Ai i bëri thirrje bizneseve që ligji të përpilohet edhe me bashkëpunimin e shoqatave të biznesit.

“ Për shumë kritikë dhe snob tema e drejtësisë duket sikur nuk ka lidhje me biznesin , kjo s’është e vërtetë. Kemi bërë ndërhyrje në Gjykatën Administrative për të shkurtuar afatet. Duhet të korrektohen marrëdhëniet gjykatë- shtet. Biznesi të shkruajë ligjin që të ndihet komod, kjo është strategjia e ” letrës së bardhë”- ka deklaruar ministri.

Ai vuri në dukje pr.ligjin e Falimentit, sipas të cilit do të bëhen ndërhyrjet e duhura që janë në përmirësim të situatës së biznesit, si në : përmbarim, bankë, ekzekutim kolaterali etj.

“ Duhen ndërhyrje ligjore janë në funksion të përmirësimit të procedurave dhe transparencës, një task forcë. Biznesi s’na pret ne për reformën në drejtësi. Tre gjëra po bëjmë : ligjet, strukturim gjykate dhe po mendojmë për të krijuar sportel të veçantë për shërbimet ligjore për biznesin”- ka thënë më tej ministri Manjani.

Nga ana tjetër, ministri ka theksuar se me rëndësi në këtë moment është krijimi i arbitrazhit tregtar.

“ Kemi përvoja negative deri më tani, por krijimi i dhomave të arbitrazhit do të kursente kohë dhe para”- tha ai.

Diana Leka nga Sekretariati i Këshillit të investimeve tha se Gjykata Administrative nuk po përballon dot fluksin.

Ministri deklaroi se do të ofrohet asistencë te biznesi për procedurat administrative.

“ Gjykata Administratës e Apelit më me problem, janë 10,000 çështje për 7 gjykatës. Ndërhymë për të shtuar numrin e gjykatësve në 25.

Në parlament ndodhet pr. ligj që të kufizojë gamën e çështjeve dhe të trajtohen vetëm rastet e konfliktit.”- ka thënë Manjani.

Ndërsa Presidenti FIAA Silvio Petrazzi ka deklaruar se vlerëson propozimet e ministrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *