Reforma në Drejtësi, Meta: Duhet të miratohet sa më shpejt

Elton Tafaruci

Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka deklaruar në konferencën  ‘Drejtësia në udhëkryqin e transformimit” se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet sa më shpejt.

Ai ka shtuar se, kjo reformë ka pasur kohën dhe mënyrën e duhur të diskutimit dhe se tashmë shqiptarët janë të lodhur nga këto diskutime.

Sipas Metës ajo është një reformë gjithëpërfshirëse dhe se është çelësi kyç për integrimin dhe se palët duhet të bien dakort, ndërsa për ato pika që ka ndasi duhet të merren në konsideratë sqarimet e Komisionit të Venecias dhe EURALIUS.

“Reforma në drejtësi duhet të miratohet sa më shpejt. Debati për reformën është bërë, por tani shqiptarët janë të lodhur. Asnjë reformë nuk është diskutuar në një formë kaq të gjerë e të lodhshme. Reforma në drejtësi është kusht për integrimin. Konsensusi për reformën është i gjerë. Më shumë na bashkon konsensusi se diferencat. Reforma në drejtësi është e domosdoshme. Ndryshimet kushtetuese të miratohen në javët në vijim. Ku nuk ka konsensus të ndiqen rekomandimet e Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias ka dhënë sqarimet e duhura” ka thënë Meta.

Ai ka shtuar se vendi aktualisht është duke vuajtur pasojat e një reforme të nxituar dhe se pas miratimit të Reformës së Drejtësisë duhet të miratohen sa më parë, përpara pushimeve të verës është ndryshimet kushtetuese dhe ligjet që vijnë nga kjo reformë.

“Vendi vuan pasojat e një reforme të nxituar. Ka ardhur koha që ajo të jetësohet me ndryshimet kushtetuese. Të monitorohet nga gjithë qarqet akademike. Ka ardhur koha që reforma në drejtësi të jetësohet. Të miratojmë ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e kësaj reformë përpara pushimeve të verës” ka përfunduar Meta.

Share This Article
2 Comments
  • Gangsteret e mafies shqiptare,ndjehen si femije te pafajshem po te krahasohen me don Saliun,don Meten e ndranghetes se ´´politikes´´pushtetare shqiptare.
    Kjo pasi te paret e kane shume te kufizuar domenen e veprimeve,kurse te dytet,kane kapur gjithe Shqiperine dhe me tej.
    Dhe ja se fundi per reformen ne drejtesi,qytetari shikon ne drite te diellit si Saliu i ngre lart gjylet e topit dhe meta,ja forcon drejtimin,per te shkaterruar kete reforme.me arsyen e tyre krejtesisht te qarte.
    Dhe tani meta,ky katundar djallezor shkurtabiq, me paturpesine e tij te zakoneshme fshatareske,vazhdon dhe thote pafundesisht te njejten fraze qe prej kohesh qe nuk mbahen mend qe ´´reforma do te behet sa me shpejt´´

  • Sot banalitetet jane me larte se kurre ne gjithe historine tone. Mua me ngeli te theme: vertete e ka ky muti (Meta)? Jemi duke plasur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *