10 – vjeçari hakon Instagramin

Elton Tafaruci

Një 10 – vjeçar nga Finlanda është shpërblyer me plot 10 mijë dollarë pasi arriti të gjente një të metë në sigurinë e rrjetit social Instagram.

I njohur vetëm me emrin Jani, teknikisht atij nuk i lejohet që të ketë një llogari në rrjetin social, megjithatë ai arriti të zbulonte një problem që i lejonte atij të fshinte komentet e bëra nga përdoruesit e tjerë.

Siç shkruan BBC, problemi u rregullua me shpejtësi nga drejtuesit e kompanisë. Ai u shpërblye shumë pak kohë më pas duke, u bërë kështu hacker –i më i ri që e mer këtë vlerë monetare të rrjetit social.

Jani, nga Helsinki, duke folur për gazetën vendase Iltalehti tha se me paratë dëshironte të blinte një biçikletë të re, paisje për të lozur futboll, si dhe kompjutera për vëllezërit e tij.

Facebook, që ka në pronësi edhe Instagram, që prej vitit 2011 ka paguar 4.3 milionë dollarë të gjithë ata që kanë arritur të gjejnë probleme në rrjetin social.

Shumë kompani ofrojnë shpërblime monetare për këdo që gjen probleme në sistem, me qëllim përmirësimin e tij, si dhe për t’u siguruar që këto informacione të mos përfundojnë në tregun e zi.

 

Share This Article
1 Comment
  • Do e kem shume kujdes etiken, por nuk mund te rri pa ua perplasur ne fytyre injorancen tuaj, provincialitetin tuaj.

    Hakon?????? Hakon?????? Po pse jeni kaq idiote? Ju doni ti fusni shqipes fjale qe sjane shqipe. Hapeni fjalorin o derdimene. Pse e degjeneroni shqipen dhe gazetarine ne nivele te tilla?

    Sme vjen keq tua them: JENI IDIOTE, JENI INJORANTE, MJERANE!!!

    Tju vije turp, mbani veten gazetare. Gazetare leshi jeni, keni mbaruar shkollen kafeneve, ose tek Kristali, dhe tani u hani buken atyre qe me te vertete meritojne te kene nje vend pune te tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *