Rama: Thesari i dinastisë së Marubëve do të futet në Muzeun më të ri Kombëtar, në Shkodër

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se thesari i dinastisë së Marubëve do të futet në Muzeun më të ri Kombëtar, në Shkodër .

“Pas shumë vitesh rrugëve të braktisjes në mëshirën e fatit, ky thesar i paçmueshëm jo vetëm i kulturës tonë kombëtare, po i vetë qytetërimit europian, do të konservohet dhe ekspozohet për publikun në kushtet më optimale”, shkruan Rama në facebook.

Duke u ndjerë krenar për këtë kontribut të rëndësishëm të qeverisë në shpëtimin e thesarit të Marubëve, Rama falenderon “atë  grusht njerëzish në Shkodër, të cilët me pasionin e dashurisë për kulturën dhe me besnikëri të madhe ndaj punës, në kushtet më të mjera dhe pa asnjë mbështetje, e ruajtën thesarin nga rreziku real i shkatërrimit përfundimtar”. Muzeu Kombëtar Marubi do të çelet në Ditën e Europës.

13118971_10153683060041523_5094306073998362610_n

13177745_10153683061071523_2104760493013540471_n

13087809_10153683061741523_4067667765779256314_n

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *