Burgu i fukarenjve

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Nuk mund të rrish indiferent me çfarë po ndodh përditë në këtë vendin tonë të lodhur e rraskapitur. Përditë dëgjon çudinë e radhës. Një ditë papritur ngrihet ish-kryeministri dhe jep kushtrimin për armatosje se do luftojë të marrë pushtetin siç pretendoi në 1998-n dhe as ministri i Brendshëm, as Kryeprokurori nuk lëvizën t’i vinin hekurat. Sot na del ministri Manjani e deklaron: “Shkoni denonconi te prokurori!” Po mirë, tani, te kush prokuror të shkosh, te ai sehirxhiu apo te ai indiferenti dhe frikacaku që vetëm për prokuror nuk ia vlen? Në burg po venë fukarenjtë e zengjinët xhonglerë bëjnë spektakël luksi e të paprekshmish. Na ka ngelur t’i lutemi Zotit për ndonjë mrekulli!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *