Klasa e “kursimeve të gruas”

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Klasa politike dhe shërbëtorët e tyre, duke filluar nga sahanlëpirësit e deri tek aleatët, rrojnë në parajsën që u ka lejuar ky popull i zvarritur. Si mund të jetojmë bashkë në një shoqëri demokratike kur krimineli dhe hajduti janë të pandëshkueshëm? Pranojmë që Saliun e duan përkrahësit e tij brenda e jashtë. Do durojmë sa të ngordhi dhe do të shpëtojmë. Po gjithë këta kulishë që ka lënë pas Saliu, që kanë mbushur kupën për t’u ndëshkuar, pse nuk ndëshkohen? Po ata që do vijnë, si do t’i ndalojmë që të mos kopjojnë të parët? Ja, kjo i duhet shpjeguar popullit. Është ligj universal në çdo fushë. Kur një eksperiment nuk del me sukses, duhen kërkuar rrugë të reja për ta kryer. Cila rrugë deri më sot ka ndryshuar politikën shqiptare në këto 25 vjet? Vidh e vrit ka qenë dhe mbetet psikologjia e atyre që hipin në karrige.

Pa analizoni. Në një vend që nuk punohet me djersën e ballit, kur vendi nuk ka superprodhim, të ketë një klasë që rron si në parajsë. Shohim vila marramendëse, xhepa të fryrë me pasuri nga i vogli e deri tek soj e sorollopi, pushime në vendet ku shkojnë familjet mbretërore. Kur pyeten, formalisht se e kërkon ligji, thonë: Janë kursimet e mia e puna e gruas, që nga koha e Dullës. Ose biznesi më ka ecur të nxjerr para sa një fabrikë ari. Këto e shumë palaçollëqe të kësaj natyre tani në Shqipëri janë normale. Duket qartë se në Shqipëri është vendosur një perandori ku popullin e duan ta mjelin deri në pikën e fundit të gjakut. I shkon të quhet Perandoria Demokratike e “Majmunëve shqiptarë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *