Kryeparlamentari Ilir Meta është takuar paraditen e së mërkurës në kryesinë e Kuvendit me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu, bëjnë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga Kuvendi.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadoren e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu me të cilët diskutoi për ecurinë e Reformës në Drejtësi.
Kryeparlamentari shprehu vendosmërinë për ta votuar pa vonesë paketën e ndryshmeve kushtetuese që i hap rrugën zbatimit të kësaj reforme.
Sipas zyrës së shtypit e cila ka zbardhur takimin, Meta theksoi se Komisioni i Venecias, si edhe misionet e asistencës ligjore të EURALIUS dhe OPDAT janë garantuesit e standardeve ndërkombëtare të kësaj reforme madhore, e cila ka rëndësi kruciale për forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, rritjes së besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë, si dhe përmirësimit të klimës së biznesit.
Meta shprehu përkrahjen e vendosur të Grupit Parlamentar të LSI-së për miratimin e paketës kushtetuese pa asnjë vonesë. Miratimi sa më parë i kësaj reforme është gjithashtu i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Te presesh reforme nga keta politikane qe jane me te inkriminuarit dhe te korruptuarit ne rajon, eshte vetevrasje per kete vend qe ka pare gjithe te zezat prej kesaj klase politke. Por edhe kjo shfaqje e nderkombetareve, eshte e turpshme. Cfare dreqin kerkojne nga ky popull qe po ja marrin frymen cdo dite e me shume? Turp