Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar sërish sot për korrupsionin në shëndetësi, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ilir Beqaj se kanë urdhëruar vartësit që të mos bëjnë të ditur asnjë informacion.
Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Vokshi sqaron se i ka dërguar letër Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon informacion për aparaturat e trajtimit të sëmundjeve tumorale. Por, edhe pas dy javësh, deputetja Vokshi thotë se nuk ka marrë përgjigje.
