Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e grupit, e cila u drejtua nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, për shkak se kryetari Lulzim Basha ndodhet në Bruksel.
Në mbledhje është diskutuar për reformën në drejtësi, pasi sot pritet që të bëhet publik nga ekspertët drafti konsensual për reformimin e drejtësisë.
Deputeti Eduard Halimi, duke folur për gazetarët pas mbledhjes së grupit, sqaroi se nuk do të pranojnë që të preken kompetencat e Presidentit, që sipas demokratëve janë të panegociueshme.

Idiotesia nuk ka brire dhe te dy ;ky qe flet pra Halimi dhe ai qe mbron jane handikapate morale dhe shume shpejt do te perfundojne aty ku e kane vendin ,nuk mund te vazhdoni te talleni me me kete popull te grabitur dhe te mashtruar ,Halimi Paloqja,Ristani Polloja etj =figurat me te neverritshme qe ka nxjerre ky popull