Pasuria, Tom Doshi merret në pyetje dy orë në prokurori

Elton Tafaruci

Tom Doshi është marrë në pyetje për më se dy orë në Prokurorinë e Përgjithshme diten e sotme.

Ai ka dhënë shpjegime në zyrën e prokurores Anila Leka e cila po heton pasurinë e deputetit.

I shoqëruar nga avokati i tij, Doshi fillimisht është njohur me akt­ekspertimin që prokuroria ka kryer mbi të ardhurat dhe pasurinë që deputeti disponon.

Më pas Doshi është pyetur nëse ka deklarime apo sqarime në lidhje me akt­ekspertimin.

Në vazhdim të seancës, Doshi me gjithë avokatin kanë dhënë shpjegime verbale dhe kanë dorëzuar disa dokumente justifikuese për shumat monetare dhe pasuritë në emër të Tom Doshit.

Share This Article
3 Comments
  • Kapni nipat se ato merren me punet e Doshit. Njeri nip ishte ne Bangkok, Tailande para nje muaji e gjysem duke thith kokaine dhe I shkoi tavolina 2000 euro. Keta kafshe duhen futur ne koshtin zoologjik sa me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *