Nëse të zgjedhurit publik përfshirë edhe zyrtarët e administratës publike nuk do kenë dorëzuar formularin e dekrimanilizimit brenda orës 16:00 të ditës së sotme që përcaktohet si orar zyrtar ,rrezikojnë të humbasin vendin e punës.
Ndërkohë Departamenti i Administratës Publike ka shtuar sportelet për të lehtësuar procesin e plotësimit të formularit, dhe shton se kush nuk e dorëzon, largohet nga detyra. Dorëzimet e formularëve sipas KQZ vetëm disa orë para mbylljes së afatit zyrtar janë intensifikuar dhe se tashmë kanë mbetur edhe shunmë pak persona pa i dorëzuar ende.
Formulari për modelin e të cilit u deshën orë të gjatë negociatash mes palëve nis me plotësimin e gjeneraliteteve aktuale që mban personi në fjalë, vazhdon me deklarimin e gjeneraliteteve të tjera nëse ka, Pika e tretë është dëshmia penale ku pyetet nëse ndaj ti ka pasur ndonjë herë vendim gjyqësor të prerë nga drejtesia shqioptare apo e huaj, dënim me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet shqiptare dhe te huaj; hetim ose gjykim nga ndonjë autoritet shqiptar apo i huaj nëse është lëshuar ndonjëherë urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij për ndonjë vepër penale; është dëbuar nga ndonjë shtet i huaj; dhe nese ka jetuar më shumë se një muaj në ndonjë shtet të huaj. Otret e fundit te vetedeklarimit kane qene vendimtare edhe per 9 ministra dhe 40 deputete qe deri te premten e javes se shkuaer nuk i kishin dorezuar formularet, pasi kishin ne dispozicion vetem te marten dhe te merkuren deri ne oren 16.
