Në gjoks të Atdheut – vargan kuqalosh

redaktor

(Fragment poeme. Shkruar më 5 Maj 1977. Botohet për herë të parë)

Se ç’na çeli fusha,
mali ç’na gjethoi,
nga çdo gur mermeri,
vjen një zë heroi.

Na vjen zëri i luftës,
nga shokët e rrallë,
që i rrinë kohës,
si yje në ballë.

Ku na mbetën djemtë,
ku jini-o trima?
-Dritë e zjarr u bëmë,
nëpër vetëtima!

Ku na mbetën vajzat,
ku u shkoi rinia?
-Nuse me të kuqe,
na veshi Liria!

Vashëza syzeza,
djelmosha syzinj,
mbetët-o përjetë,
siç ishit-të rinj.

Në gjoks të Atdheut,
vargan kuqalosh,
që nga Konispoli,
e gjer në Vermosh.

Ju shohim sërish,
si kohëve të zjarrta,
rrethuar me yje,
dhe germa të arta.

E ju ndjejmë zërin,
zjarr revolucioni,
betejë pas beteje,
skalion pas skalioni.

“Jam dhe do të mbetem,
përjetë komunist,
dridhu-ti gjykatës,
dridhu-ti fashist!”

Zëri i Qemal Stafës,
zemrat na rrëmben,
Maji ngre flamujtë,
pranvera shpërthen.

Përmbi tank-flamur,
ngrihet Vojo Kushi,
me fytyrë të gjallë,
ndezur porsi prushi.

Përshëndet me grusht,
nga Kodra e Kuqe,
i bulojnë në ballë,
plagët si burbuqe.

Me lule dhe armë,
ulur midis nesh,
trimi Vasil Laçi,
ëmbël buzëqesh.

Krehur flokët-o,
zjarrit e stuhisë,
i bukur si shkoi,
në gji të Lirisë.

Ç’po këndon si dje,
pranë çdo istikami,
Internacionalen,
Manush Alimani.

Stolisur me yje,
e bardhë si drita,
me trakte në dorë,
na vjen Margarita.

Nuse-përmbi rrap,
me krahë petriti,
ngrihet Persefoni,
dhe Bule Naipi.

O heronj të rinj,
shokët tanë të rrallë,
Maji ju stolisi,
me lule në ballë.

Vini radhë-radhë,
si shkonit furtunës,
heronj nga të luftës,
heronj nga të punës.

Krah për krah me Zonjën,
shqipen si shigjeta,
dallgëve ndrin e kuqe,
Zeliha Allmeta.

Zjarr e ndezi detin,
Mujo Ulqinaku,
sërish kundër hasmit,
Frani ç’e përflaku.

Flakë si Vojo Kushi,
flakë ish e flakë mbeti,
flakë Ilia Kiçi,
sa s’e shuan deti.

Ylli Zajmi-yll,
Shqipërisë i çeli,
si Perlat Rexhepi,
si Asim Zeneli.

Vashëza syzeza,
djelmosha syzinj,
mbetët-o përjetë,
siç ishit të rinj.

Në gjoks të Atdheut,
vargan kuqalosh,
që nga Konispoli,
dhe gjer në Vermosh.

Në të gjithë shekujt,
këtu do të ndrijë,
numuri i shenjtë,
Njëzet e Tetë Mijë.

Tiranë, më 5 Maj 1977

Share This Article
9 Comments
  • Vertet deshmort duhet perkujtuae se dhan jeten,ku pjesa ma e madhe u vran ne mes njeri tjetrit.Po shoket e tyre sodhen diktaturen ma te eger ne Europe.

    • O llumi i shoqerise me emra qe fshiheni pas ferrave si minjt kur degjojne macet. Mark Maskarenjt dhe shoket e tyre. Edhe sot nje mije vjet nuk jeni dhe as do te beheni as si heronjte dhe as si ata te cilet ju i urreni. Ju jeni bajgat e kombit te mbeshtjella me amballazh komercial te shekullit te 20-te. Sapo te heqesh ambalazhin, ju kuterboni ere. Era qelbesire shekullore e funderrinave te kombit. Markat, Tartufet apo Udhetaret dhe gjithfare horrash te tjere.
      Nderime per Arben Duken.

  • Xhihadistet komuniste qe futen ne Shqiperi fenë (perdoret fjala ideologji per mbulese) sllave te komunizmit, bolshevizmit te BRSS, dhe si “çlirimtare” (pushtues) kryen krime kundra kombit shqiptar. Ato ishin te njejte si sot xhihadistet vahabiste te ISISit qe zbatojne ideologjine vahabiste te Arabise Saudite.

  • keta klyshat e kuislingeve dhe te vdekur i kan tmerr deshmoret dhe ishpartizanet lavdi te perjetshme deshmorve te atdheut turpi per ju qe mbroni tradhetaret

  • “KUQALOSHET” E TU O DUKA I BEJTEXHIUT
    KANE KRYER PLOT KRIME KUNDER NJERIUT
    ATA MBOLLEN MURTAJEN RUSE NE SHQYPNI
    SOLLEN VRER DHE URREJTJE NE POPULLSI
    “KUQALOSHET” E TU O DUKA I BEJTEXHIUT
    MBUSHEN LUMENJ ME GJAK PREJ NJERIUT
    PRANDAJ S’JANE “DESHMORE” TE VATANIT
    POR “VAMPIRE” XHELATE TE ENVER KATRANIT

    • Ha,ha se te ben mire ty o injoranti “intelektual” I vicidolit.
      Lavdi e perjetshme deshmoreve te Luftes Nac.Clirimtare!
      Vdekje Fashizmit dhe tradhetareve te Atdheut!
      Vdekje barbareve te sotem,me ne krye Qen Berishen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *