Data simbol i heronjve

redaktor

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

Data 5 maj, një ditë simbol për popullin shqiptar, një ditë ku nderohen në altarin e lavdisë dëshmorët dhe të rënët në luftën për çlirimin e Shqipërisë. Më 5 maj kujtoj edhe babain tim, një ish-luftëtar, ish- partizan e veteran, që në moshën 16 vjeçare mori armën në dorë dhe luftoi për çlirimin e atdheut. Data 5 maj është një ditë simbol, ku të gjithë ne duhet të përulemi me respekt e të nderojmë një epope të lavdishme. Nderimi ose mosnderimi i kësaj date është vija e demarkacionit që ndan njerëzit, nga ata që janë patriotë e atdhetarë, dhe ata që nuk e duan dhe respektojnë luftëtarët dhe dëshmorët e rënë në luftë kundër pushtuesve nazi-fashistë. Nderim përjetë dëshmorëve. Kjo datë do të më kujtojë gjithmonë babain tim të dashur, një ish-partizan dhe ushtarak i nderuar i ushtrisë sonë, dhe jam krenar dhe i lumtur që jam fëmija e këtij njeriu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *