Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Berisha flet dhe lë të kuptohet se është i paprekshëm dhe nuk ka frikë të dalë e kërcënojë, sepse njerëzit që e mbrojnë atë janë shumë më të fuqishëm dhe me ndikim shumë të madh në shtetin dhe politikën tonë, si në punët e brendshme edhe në ato të jashtme. Nuk ishte rastësi që ai ish-ambasadori amerikan doli para disa ditësh dhe la të nënkuptohet se Berisha “ishte zgjedhja e duhur”. Duke treguar me pak fjalë se ka mbështetjen “zyrtare” të tij. Dhe a nuk është pak çudi që Lu-ja thjesht po hesht kur ai është shumë aktiv zakonisht dhe ngre zërin në çështje që janë shumë më pak pikante se kjo?! Një mesazh tjetër ishin pushimet e Zenit në Amerikë. Ambasadori mori një qëndrim para disa muajsh duke thënë se kush ishte i korruptuar apo me precedent penal nuk do merrte vizën më për në Amerikë. E pra, Zeni nuk bënte pjesë në këtë grup njerëzish. Dhe së fundmi kemi kryeministrin tonë i cili thotë mos t’ia vëmë re se është i çmendur. D.m.th o popull harrojeni se Berisha apo fëmijët e tij po ndikohet ndonjëherë për veprimet e tij anti-patriotike dhe makabre që i kanë kushtuar këtij vendi kaq shumë. Harrojeni Gërdecin se edhe ajo doli “sajesë” e shërbimeve të huaja që na donin të keqen sipas vizitorit tjetër të pakorruptuar në Amerikë, Mediut. E pra, zoti Lu do ishte më e ndershme të rrinte në zyrën e tij dhe thjesht të shijonte ditët e tij në Shqipëri duke bërë pushime.
