Ky është momenti i tmerrshëm kur një turbulencë e rëndë plagos 31 pasagjerë në bordin e një avioni të kompanisë Etihad Airways.
Pasgjerët e tmerruar mund të dëgjohen teksa ulërijnë nga frika.
Avioni u dridh për rreth 10 minuta.
Videoja është fiksuar nga një pasagjer, ndërsa avioni po bëhej gati të ulej në Xhakarta të Indonezisë.
Avioni i nisur nga kryeqyteti i Emirateve, Abu Dhabi, u godit nga turbulenca rreth 45 minuta para se të ulej.
Pasagjerët e avionit Airbus A330-200 u dërguan në spital.
Shumë prej pasagjerëve po luteshin për jetën, teksa turbulenca godiste avionin.
https://www.youtube.com/watch?v=IDvr7jbkt9M
