Romë, sekuestrohet “perandoria”

Elton Tafaruci
Nella foto d'archivio del 22 gennaio 2014, Carabinieri in Via Della Mercede a Roma durante operazioni di controllo alla catena di pizzerie 'Ciro', nell'ambito dell'operazione anti-camorra che ha portato a 90 arresti. ANSA/MASSIMO PERCOSSI

Karabinierët në Romë të Italisë u kanë sekuestruar “perandorinë ekonomike” me vlerë 80 milionë euro disa biznesmenëve, të përfshirë në trafiqe të paligjshme të klaneve të mafias napoletane.

Tre biznesmenët ishin arrestuar nga karabinierët në janar 2014 në kuadër të operacionit të koduar “Margarita”, që çoi në arrestimin e 20 personave dhe konfiskimin e shumë lokaleve në qendër të kryeqytetit italian.

Nga hetimet ka rezultuar se 3 biznesmenët, vëllezër, pastronin rregullisht paratë e fituara nga Camorra përmes trafikut të drogës, në veçanti për llogari të klanit Contini.

Hetimet, të koordinuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, kanë treguar se perandoria ekonomike konsistonte në menaxhimin e restoranteve e picerive në rrugët kryesore të qendrës historike të Romës.

Të ardhurat që siguroheshin nga këto aktivitete rezultonin në përpjestim të zhdrejtë me të ardhurat e deklaruara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *