Mbledhjet e partive me ambasadorët, shtyhen takimet

Elton Tafaruci

 

Shtyhen mbledhjet e grupeve parlamentare me ambsadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Mbledhja e pare ishte parashikuar të premten me Partinë Demokratike, por deri tani askush nuk konfirmon arsyet e shtyrjes së këtyre takimeve.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Parlament, se në grupin socialist ata janë të mirëpritur, por ne nuk kemi asgjë për të diktuar me ta pasi ne nuk jemi bllokues të reformës në drejtësi.

“Ardhja e ambasadorëve nuk e di nëse ka ndodhur në vendet e tjera, po nëse ndodh në këtë vend, ndodh vetëm për takimin me grupin tuaj. Se nëse ndodh me ne dhe LSI janë të mirëseardhur, sepse koalicioni ynë PS-LSI janë shprehur shumë qartë, dhe kanë qënë të gatshëm ta votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje. Ambasadorët do t’i bien si unazë Parlamentit që të takohen me ju. Sepse ju nuk keni qënë të gatshëm ta votoni reformën”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *