Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ka dhënën masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Shullazi akuzohet për disa vepra penale “grup të strukturuar kriminal; kërcënim me anë të kanosjes; gjobëvënie; armëmbajtje pa leje”.
Avokatët e të pandehurit kërkuan nga gjyqtarët lirimin e menjëhershëm të tij dhe pretenduan për ndalim të paligjshëm të klientit të tyre dhe njerëzve të afërt me të.
Gjithashtu, avokatët pretendojnë se prokurorët nuk kanë asnjë provë për akuzat që kanë ngritur, për “gjobëvënie”, “kanosje”, etj.
Nga ana e tij Shullazi kishte depozituar një kërkesë ku thotë se nuk dëshiron të vijë të ndjekë seancën për masën e sigurisë në gjykatë.
Masën e ‘arrestit me burg’ Gjykta e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë edhe ndaj miqve të Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit.
