4 ditë pas zjarrit gjigand që ra në qytetin Fort McMurray, në Kanada, autoritetet evakuuan të gjithë qytetin me 88 mijë banorë dhe shpallën gjendjen e emergjencës.
Situata është tragjike, me radhë të gjata automjetesh që largohen nga e vetmja rrugë dalëse e qytetit.
Rreth 8 mijë persona janë evakuuar nga ajri, ndërsa në zonën e rrezikut mbeten ende edhe 17 mijë të tjerë. Në videot e publikuara në internet duken flakët e mëdha që po përpijnë komplet zonën.
Zjarri në rajonin e Albertas ka arritur në 850 Km². Më shumë se 1600 shtëpi janë shkrumbuar ndërsa qindra ekipe zjarrëfikësish po përpiqen prej ditësh të ulin flakët duke përdorur helikopterë.
https://www.youtube.com/watch?v=37uB-kkNhP0
