20 kg kanabis drejt Italisë, pranga marangozit dhe një tjetri

Elton Tafaruci

Një ditë pas bllokimit të 20 kg kanabis në portin e Durrësit, të fshehura në një autobus, dy persona të tjerë janë arrestuar ditën e sotme.

Policia e Durrësit ka mundur të zbardhë ngjarjen duke arrestuar Leonard Hoxhajn 30 vjeç, me profesion marangoz, i cili ka përgatitur lëndën në pajisjen e drurit dhe Marinel Harunin 29 vjeç, i cili ishte trafikuesi i lëndës.

Ndërkohë, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24-vjeçarit me iniciale M.H. Ditën e djeshme, Policia Kufitare e Durrësit në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë e Neshet Alushi 57 vjeç, drejtuesi i autobusit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *