Fundi i balancës politike në Turqinë e Erdoganit?

Elton Tafaruci

Në fillim, rreth 14 vjet më parë, Rexhep Taip Erdogan zgjodhi një ekip njerëzish të zgjuar dhe të kualifikuar, për të drejtuar Turqinë së bashku me të.

Tashmë ai ka detyruar të largohet edhe një tjeter nga të besuarit e atij grupi – kryeministrin Ahmet Davutoglu – për ta zëvendësuar me dikë më të përpunueshëm. Kjo është shkatërruese për Turqinë, sikurse e kanë treguar edhe orët e fundit tregjet financiare.

Për të kuptuar arsyen e këtij zhvillimi, shihni çështjet mbi të cilat Erdogan dhe Davutoglu – i cili nuk është rebel apo ndonjë hero i demokracisë laike të Turqisë – kanë debatuar, duke shthurur një raport dikur të fortë deri në pikën e divorcit të plotë mes tyre.

Ndarja e hershme nisi menjëherë pas emërimit të Davutoglusë si kryeministër, kur ky i fundit propozoi një paketë anti-korrupsion në përgjigje të akuzave për korrupsion të bëra nga media dhe opozita kundër familjes së Erdoganit dhe aleatëve të tij të ngushtë politikë.

Erdogan tha se ideja ishte e parakohshme, ndaj dhe paketa u hoq.

Davutoglu ishte i etur për të ruajtur një shkallë besimi të tregut ndaj pavarësisë së Bankës Qendrore të Turqisë, duke e mbrojtur atë nga bindja e gabuar e Erdoganit mbi politikën monetare (ai ka thënë se normat e larta të interesit nxisin inflacionin, një teori hedhur poshtë nga disa shekuj të teorisë ekonomike dhe të dhënave empirike).

Kur do të emërohej Guvernatori i ri i Bankës Qëndrore muajin e kaluar, Erdogan donte dikë më të gatshëm ndaj kërkesave të tij për norma të ulëta.

Davutoglu ka qenë ndërkaq më pak agresiv në luftën shkatërruese me militantët e minoritetit të madh kurd të Turqisë, që mori një hov të veçantë vitin e kaluar. Ai foli në mbështetje të qindra akademikëve, të cilët janë arrestuar në bazë të ligjeve të anti-terrorizmit, vetëm pse patën shkruar një letër publike kritike ndaj politikave kurde të Erdoganit.

Dhe ndonëse shfaqej si një mbështetës publik i planeve të Erdoganit për të rishkruar Kushtetutën e vendit, me qëllim transferimin e thuajse të gjitha kompetencave qeveritare në presidencë, veprimet e Davutoglusë në përpjekje për të konsoliduar bazën e vet të pushtetit, i dhanë Erdoganit arsye të forta për ta cilësuar bashkëpunëtorin e tij, si të pasinqertë.

Në fakt, nuk ka asnjë argument intelektualisht të ndershëm për ndërtimin e një sistemi presidencial, që do të vendoste në duart e një personi të vetëm një pushtet praktikisht të pakontrolluar ndaj institucioneve turke, nga Gjyqësori tek Media. Për këtë arsye, shumica e turqve – çka do të thotë edhe shumë prej votuesve të Erdoganit – e kundërshtojnë ndryshimin.

Krisja e fundit duket se erdhi në negocimin e një marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të pranuar refugjatët e kthyer nga Greqia, në këmbim të një ndihme financiare prej 6 miliardë dollarësh dhe një regjimi të udhëtimit pa viza për turqit.

BE-ja ishte qartazi e lumtur për t’u marrë vesh me Davutoglunë sesa me Erdoganin ( lexoni transkriptin e rrjedhur të një takimi mes turqve dhe presidentëve të Komisionit Evropian për të kuptuar arsyen).

Nga ana e tij Davutoglu, siguroi që turqit ta cilësonin këtë marrëveshje si sukses të tijin personal. Biseda në të cilën Erdogan dhe Davutoglu diskutuan mbi të ardhmen e këtij të fundit ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, disa orë pasi Komisioni Evropian çeli dritën jeshile miratimit të vendimit për t’u dhënë turqve të drejtën e udhëtimit pa viza në hapësirën Shengen.

Kjo na çon sërish në fillim, kur kryeministri i atëhershëm Erdogan dhe partia e tij në pushtet qenë nga çdo lloj vlerësimi objektiv dicka e mirë për Turqinë. Ai kishte Abdullah Gylin si partner, i cili më vonë do të bëhej president.

Ali Babaçan dhe Mehmet Shimshek, të dy të mirë-kualifikuar dhe të besueshëm tek investitorët e huaj, drejtonin ekonominë. Ertugrul Gunaj, një liberal dhe ish-anëtar i Partisë laike Republikane Popullore, drejtonte ministrinë e ndjeshme të Kulturës dhe Turizmit.

Në parlament, deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim përfshinin një numër të konsiderueshëm të liberalëve laikë. Kur Gyli u bë president, Erdogan zgjodhi akademikun Davutoglu për të drejtuar politikën e jashtme.

Nga ai ekip, vetem Shimshek mund të mbetet në detyrë, tanimë që Davutoglu është larguar. Dhe tashme në parlament, të gjithë deputetët e AKP-së janë zgjedhur personalisht nga Erdogani.

Me një lake të Erdoganit si kryeministër, liria e Shimshekut për të mbrojtur ekonominë 720 milirdë dollarëshe të Turqisë nga dëmtimi politik, do të ngushtohet edhe më tej. Guvernatori i ri i Bankës Qendrore do të jetë i ekspozuar ndaj një presioni edhe më të madh politik.

Davutoglu shfaqi arrogancë dhe teprime me ideologjinë si Ministër i Jashtëm. Por ideja e tij themelore – për të ribalancim të politikës së jashtme turke në drejtim të ish-zotërimeve osmane të Turqisë në Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe në Ballkan – rezultoi e drejtë.

Edhe si kryeministër, Davutoglu ka ofruar një kundërpeshë të kujdesshme ndaj një presidenti gjithnjë e më radikal, i cili përherë e më tepër e përcakton veten anti- perëndimor.

Me zëvendësimin e kryeministrit të zgjedhur nga vetë ai me dikë tjetër edhe më të nënshtruar, Erdogan do të përftojë de fakto efektet e një kushtetute presidenciale, edhe në rast se nuk mund të ketë sukses në rishkrimin zyrtar të saj.

Dhe një nga elementët e fundit që garanton balancën në jetën politike të Turqisë, do të zhduket së paku në të ardhmen e parashikueshme./Bloomberg View/BOTA.AL

Share This Article
2 Comments
  • ALLAHU EKBER,

    PERPARA ERDOAN, JE NE RRUGEN E DUHUR.

    DAVUTOGLU, ESHTE NJE PERSON PA KURAJO,

    DHE NUK KUPTON THELBIN E ASAJ QE NA

    MESON HISTORIA.

    PAVARESISHT SE MUND TA STUDIOJE PER ORE TE GJATA.

  • Te dhje.sha Allahun tend , Erdoganin tend dhe trurin tend te shpelare , me ideologjine me kriminale e te shemtuar ne Bote , qe quhet islam . Ti nuk je Arben , por Shemshedin , mos na i ndy emrat shqiptare me tru shkulur turq , si puna jote . Allahu te haje bar !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *