Kolumbia vendosi të përdorë forcën duke përfshirë edhe sulmet ajrore, kundër tre bandave kryesore kriminale të vendit, paralajmëroi dje në mbrëmje vonë ministri kolumbian i Mbrojtjes.
Luis Carlos Villegas njoftoi miratimin e një direktive që mundëson zbatimin e plotë të forcës së shtetit, pa përjashtuar grupet e armatosura apo grupet që kanë konflikte të konsiderueshme.
Ai u shpreh pas një takimi në Apartado, një lokalitet në afërsi të Gjirit të Urabas, në veri të Kolumbisë, zonë e ndikimit të klanit Usuga, banda më e madhe kriminale kolumbiane.
Burime të afërta me qeverisë saktësuan se përdorimi i forcës së shtetit bëhet sipas së drejtës ndërkombëtare duke përfshirë ndër të tjera operacione ajrore.
