Përgjimet për rastet kriminale

Elton Tafaruci

Problematika ligjore e hasur nga institucionet ligjzbatuese me administrimin me afat të papërcaktuar të skedarëve të përdoruesëve të telefonisë celulare, kur ata janë të dyshuar për një vepër penale, duket se do të marrë zgjidhje.

Ministria e Brendshme ka propozuar një projektligj për ndryshimet të legjislacionit për Komunikimet Elektronike.

Sipas draftit, kompanitë celulare duhet të vënë në dispozicion të dhënat për komunikimet zanore, të mesazheve apo të komunikimeve në interenet, si Facebook, Viber, WhatsApp, etj, brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës.

“Sot patëm një konsultë me operatorët telefonikë përsa i takon disa ndryshimeve në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, të cilat do të mundësonin një akses më të drejtpërdrejt të Prokurorisë, të Policisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, por mbi të gjitha dhe një marrëdhënie shumë më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për çështje të caktuara që prekin komunikimet elektronike”, deklaroi Tahiri.

Sipas projektligjit, me qëllim ruajtjen e sigurisë publike parandalimin e akteve terroriste, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike për Prokurorinë, Shërbimet Informative dhe Policinë e Shtetit, të dhënat që ruhen në skedarë.

Tahiri paralajmëroi dhe ndryshime në Kodin Penal, për të bërë të mundur që hetimet proaktive të zhvillohen në kohë dhe pa pengesa burokratike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *