Nëse doni të zbuloni se sa të gjatë do të jenë fëmijët tuaj në të ardhmen, bëni mirë që të provoni këtë formulë të thjeshtë, që përfshin një ekuacion matematikor.
Formula, e përdorur që prej vitin 1970 dhe e zbuluar së fundmi nga gazeta “New York Times”, parashikon se çfarë gjatësie do të kenë shumica e fëmijëve, por jo të gjithë, kur të arrijnë moshën madhore.
Në llogaritjen e saj përfshihet gjatësia mesatare e prindërve të tyre.
Për djemtë:
Shuma e gjatësisë së dy prindërve plus 13 centimetra dhe pjesëtoheni për dy
Për vajzat:
Shuma e gjatësisë të dy prindërve minus 13 centimetra dhe pjesëtoheni për dy.
Formula nuk është e saktë 100 %, sepse në gjatësinë e fëmijëve varen dhe një sërë faktorësh si ato mjedisor dhe ato të mënyrës së ushqyerjes, por duke qenë se rreth 60-80 % e gjenetikës së prindërve trashëgohet nga fëmijët, atëherë formula ka shumë gjasa të jetë e saktë.

Formula me koti qe kam pare ndonjehere!
Kesaj i thone si puna e atij burrit qe parashikonte motin.Dilte i shkreti dhe fillonte: neser dro bie shi,dro sbie,ja do jete vronet ja do jete kohe me diell.I thoshte te gjitha se sdinte cte thoshte.
Dhe keta shpikesit e kesaj formule.
Mjaftojne te thone qe ata qe e zbuluan jane amerikane,dhe te gjithe nga mbrapa duhet ta marrim shabllone.