Video: Qëllohet me armë gazetari turk

redaktor

Një gazetar turk është qëlluar me armë zjarri nga një person në dalje të gjykatës në Stamboll.

Agresori qëlloi të paktën 3 herë ndaj gazetarit Can Dundar, por fatmirësisht ky i fundit nuk u godit nga asnjë plumb.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se personi i armatosur e quajti gazetarin “tradhëtar” dhe e qëlloi.

Can Dundar po përballej në gjykatë me akuzat për nxjerrje të sekretit shtetëror, pasi kishte publikuar në një gazetë lajmin se disa agjentë të inteligjencës turke kishin transportuar armë drejt Sirisë në vitin 2014.

Nëse shpallet fajtor gazetari së bashku me një koleg të tijin, rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është kritikuar vazhdimisht për dhunë dhe persekutim  ndaj gazetarëve dhe shtypit të lirë.

https://www.youtube.com/watch?v=4YlDTDg2k1s

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *