Teknologjia na i ka bërë shumë të thjeshta. Nëpërmjet smartfon-ëve tanë, ne mund të arrijmë që të bëjmë punë të ndryshme, madje me lehtësi për t’u vlerësuar. Por sa e dëmshme është kjo për ne?
Të bërit shumë punë njëkohësisht konsiderohet si një nga aftësitë që një profesionist i mirë duhet të ketë në shekullin e 21-të. Në lidhje me këtë fenomen, nisur nga masiviteti i përhapjes, grupi “Common Sense Media” ka publikuar një studim të ri, i cili ka analizuar mënyrën se si prindërit dhe fëmijët e tyre gjykojnë zakonet që kanë për mediat dhe nëse ata kanë përshtypjen se janë të lidhur me ekranet e tyre. Ky grup përkrah politikat e prindërve dhe fëmijëve.
Në ditët e sotme të paktën janë ata, të cilët ia dalin që të mos kryejnë shumë detyra njëkohësisht.
Gazetarëve shpesh u ndodh që ndërsa janë duke shkruar një artikull, të bëjnë tri apo katër telefonata për histori të tjera që janë duke u marrë, të dërgojnë email-e të ndryshme dhe madje, të komunikojnë me kolegët e punës nëpërmjet aplikacioneve me tekst.
Teknologjia na i ka bërë shumë të thjeshta. Nëpërmjet smartfon-ëve tanë, ne mund të arrijmë që të bëjmë punë të ndryshme, madje me lehtësi për t’u vlerësuar.
Megjithatë, Michael Robb, drejtori i grupit që ka bërë kërkimin u shpreh se “shumëpunëbërja” nuk duhet që të konsiderohet më si “një veçori që na bën ne punëtorët më të mirë të shekullit të 21-të”.
Për studimin “Common Sense”, Robb jo vetëm që i kushtoi një kohë të madhe kësaj pune duke analizuar me detaje sjelljen tonë teknologjike, por ai autorizoi një përmbledhje me punimet më të mira shkencore, ku tregohet qartë se si shumëpunëbërja prek fëmijët dhe të rritur.
Nga rreth 1200 prindër dhe fëmijë të cilët u mbikëqyrën, 48 për qind e të rriturve dhe 72 për qind e adoleshentëve thanë se ata e ndienin të nevojshme që t’u përgjigjeshin si mesazheve, ashtu edhe lajmërimeve më të fundit. E diçka e tillë në shumicën e rasteve sillte shpërqendrim për këta individë.
“Shumëpunëbërja është një problem në disa mënyra të ndryshme”, tha Robb-i, duke cituar kërkimet më të fundit të bëra nga neuroshkenca. “Mjaft njerëz mendojnë se kur janë të angazhuar në shumë punë njëkohësisht kjo nuk i pengon ata që t’i bëjnë gjërat. Por ky proces mund ta ulë aftësinë e një individi që t’i bëjë punët mirë. Kjo sepse ty të duhet që të riorientohesh. Kjo shkakton një lloj niveli të lodhjes konjitive, që mund ta ulë cilësinë e punës”.
Kërkuesi shtoi se ka një lloj kuptimi nëse mendohet në thellësi në lidhje me këtë proces.
“Ti kurrë nuk merr diçka nga asgjëja dhe është e kuptueshme që nëse e ndan përqendrimin tënd, kjo nuk do të ishte diçka fantastike për të përmirësuar produktivitetin tënd”.
Ose, produktivitetin e fëmijëve dhe adoleshentëve.
Kërkimet e mëparshme të “Common Sense” gjetën se më shumë se gjysma e adoleshentëve shikojnë televizor, ndërsa ata bëjnë detyrat e tyre dhe rreth 60 për qind thonë se ata komunikojnë me mesazhe ndërsa studiojnë. Dhe më shqetësuesja, kur u pyetën nëse i dëmtonte shumëpunëbërja, ata u përgjigjën se shumë veprime njëkohësisht nuk i prishnin punën që bënin.
Por Robb-i tha se të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë mund të jetë problem për studentët, nëse ata janë duke u angazhuar në klasë apo duke bërë detyrat e shtëpisë.
“Ti nuk je duke memorizuar të dhënat, në mënyrën e saktë. Nëse bën kërkime në Facebook, ndërkohë që një profesor është duke folur, nuk je më duke depozituar informacion në trurin tënd në mënyrën që duhet, për ta ripërdorur më pas atë”.
Madje, edhe brezi dixhital ka problem me shumëpunëbërjen.
Në bazë të një rishikimit të një studimi të bërë në vitin 2009 dhe të rishikimit të tij nga ky grup rezultoi se ata persona të cilët përdori shumë mediat sociale apo aplikacione të ndryshme, e kanë të vështirë që të dallojnë një informacion me rëndësi, nga një informacion pa rëndësi.
Kjo do të thotë që ata e trajtojnë në të njëjtën mënyrë çfarëdolloj informacioni, në vend që t’i dedikojnë një vëmendje më të madhe një shkrimi të caktuar.
Kështu që ndërsa të bërit shumë punë nga shumë prej nesh konsiderohet si një proces që na bën të jemi më produktiv, ndoshta pikërisht kjo gjë nuk po na lejon që të jemi aq produktivë sa duhet.
