“Shqipëria, regjim hibrid. Një karagjoz i dhunshëm në krye të vendit”

anazapta

PS ka prezantuar sot në Berat programin e saj “Për një Rilindje shqiptare”. Kreu i PS-së, Edi Rama, komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, që u publikua një ditë më parë. Rama tha se raporti drithërues i DASH është pasqyrë e realitetit që ne e jetojmë përditë, por që përmes tij nuk e shohim vetëm ne, por e gjithë bota. Ai komentoi edhe dekretin presidencial për emërimin e Tomë Ndrecës në Gjykatën e Lartë.

“Njerëzit e qeverisë të përfshira në skandale abuzimi lëvizen nga një sektor në një tjetër, këto i thotë DASH, ndërkohë që po dje paralelisht presidenti dha një tjetër provë të faktit rrëqethës se vendi është e turpëruar dhe gjunjëzuar si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga populli në duart e pushtetit familjar. Propozoi Tomën e famshëm dhe nuk kuptoj pse i bëjnë padrejtësi Sashenkën, ne kërkojmë që të shkojë dhe Sashenka dhe kështu garantohet edhe barazia gjinore, s’ka më turp”, tha Rama.

Rama iu referua revistës “The Economist”, e cila e karakterizon Shqipërinë si një regjim hibrid.

”Çfarë janë tipike për një regjim hibrid; një karagjoz i dhunshëm në krye të vendit; pushtet familjar me të drejta pa kufij mbi pasurinë kombëtare; oborr të korruptuarish pranë kreut të vendit që kanë në dorë të gjitha rrugët; shtet partiak që e kushtëzon rrogën me besnikërinë ndaj kreut të vendit; polici e krahinarizuar sipas origjinës së kreut të vendit, pushtet gjyqësor i kthyer në korporatë biznesi. Kur dëgjon këto e sheh portretin e Shqipërisë sot të shkruar nga dikush që nuk e njeh vendin, por që ka portretizuar një regjim hibrid. Çdo gjë është jashtë kontrollit të popullit dhe ku gjithçka është mall që shitet e blihet, duke filluar nga e drejta”, tha Rama.

Share This Article
5 Comments
  • OR ” KALLOM” LENI MER SHARJET DHE OFENDIMET DE NUK SJELLIN GJO ATO JOOOOOOOOO………..!!!!! MENDO DHE SHIF CAR DUHET ME BO MOS ME I LON ” KARAGJOZIT” MUNDESI DHE HAPESIRA ME TA FUT PRAP KET RADHE……MOS I LEN ASIGJO RASTEVE EDHE MUNDESIVE QE KA “KARAGJOZI” ME MANIPULUAR PRAP ZGJEDHJET ATE BOJ………!!!!!!!! KJO OSHT BETEJA MO E RENDESISHME PER “TY” POR MBI TE GJITHA PER POPULLIN SHQIPTAR,,,,,,MOS E LEN “KARAGJOZIN” ME NXJERR “ASIN” NGA MENGA NE MOMENTIN KUR TI NUK E PRET OK……….!!!!! BOHU VIGJILENT SEPSE OSHT SKILE E VJETER “KARAGJOZI”.! EKSPERIENCA JOTE E DESHTUAR TREGON QE KARAGJOZI TE KA “PESHKUAR” GJITHMONE TY,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!

  • Boboo kush po flet, po ti kujton se ngelen qytetaret per mbrojtjen tende o mavri me boje? Shpresoj vetem qe te gjithe te jene te ndergjegjsuar se ku do ta hedhin voten per 23 qershorin, se ti i ke dhene provat mjaftueshem kur ishe ne bashki qe je nje drejtues i deshtuar.

    • Gersa mos je gje mbesa e Jozefines ti ? Mos bej Gerr GErr aty po shko te seli e Pd-se dhe Bej beeee bashke me delet e tjera.

      Sales do ja cajme piten ne qershor. Ti do jesh duke ngrene akullore kur do marresh vesh lajmin qe Sala Yt hengri dy Ngjala.
      Nje te trashe te Metes dhe nje te gjate te Edit.

  • E keqja jone eshte se e keni bere politiken si arene cirku. Publiku po pret a do zevendesohet
    Karagjozi nga Kllouni. Partite e vogla qe po beni aleance i ngjajne atyre xhuxhave qe smungojne asnjehere ne cdo cirk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *