Fevziu: Tek pallati përballë ish PD-së më takojnë 300 metra katrorë si pronar

Dita

“Nuk jam marrë kurrë me ndërtime pallatesh në jetën time, nuk kam kohë fizike të bëj ndërtime, nuk kam asnjë kompani të regjistruar dhe nuk do të merrem kurrë me ndërtime”.

Ky ka qenë rrëfimi i gazetarit Blendi Fevziu, gjatë intervistës “ngacmuese” që ka zhvilluar për Turjan Hyskën në emisionin Oktapod në Vizion Plus.

Duke i dhënë në njëfarë mënyre përgjigje një akuze të ngritur nga Fatos Lubonja, po në Oktapod, Fevziu ka shpjeguar se gjithçka është keqkuptuar, pasi nëna e tij ka marrë një pjesë të pronës që zotëronte dhe ka lidhur kontrata me kompani te ndërtimit.

Fevziu shpjegoi se në njërin prej pallateve për të cilin akuzohet, i cili ndodhet përballë ish-godinës së Partisë Demokratike, nëna e tij ka vetëm një përqindje të caktuar të truallit, si pronare, ndërsa atij vetë i takojnë rreth 300-400 metra sipërfaqe.

Share This Article
1 Comment
  • Keto metrat katrore qe nuk i di as me siguri i ka marre tek pjesa e prones apo tek zaptimi i truallit publik ky i ndershmi Fevzi qe nuk merret me ndertime. Thuaje sa verdhushka u pagua firma e Rames dhe ajo e Olldashit per ate ndertim qe po behet ne bashkepunim midis Gener2 dhe Eurocol. Shprehja me e qarte se si oligarket e djathte e te majte bashke me kumbartet e tyre ndertues merren vesh kur eshte puna per te bere miliona nga betonizimi vandal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *